Bota

Rikthimi: Eagles of Death Metal do të këndojnë me U2 në Paris

Screen Shot 2015-12-05 at 10.33.58 AM

Do të jenë edhe Eagles of Death Metal tek “Our best of Paris”, koncerti që U2 do të zhvillojnë në AccorHotels Arena në Paris, për të kujtuar viktimat e atentateve të 13 nëntorit, të dielën dhe të hënën. Lajmin e ka bërë të ditur revista Billboard, duke saktësuar se grupi që po këndonte në Bataclan, teatri i sulmit më të përgjakshëm do të ngjitet në skenë bashkë me Bono Vox dhe shokë, në këngën e fundit të grupit irlandez. Mes mysafirëve të U2 do të jetë edhe Patti Smith./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button