Bota

Rikthimi i Hilarisë

Kandidatja për presidente e demokratëve, HiIlary Clinton rikthehet në luftën zgjedhore për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo foli para 1500 përkrahësve në një Universitet në Greensboro.

Tre ditë pushim për shkak të pneumonisë: Hillary Clinton thotë se “më duhej të pranoja që edhe mua më bën mirë pak pushim”, në fjalimin e parë pas rikthimit në fushatën presidenciale. Prej vitesh bëj politikë, tha Clinton, dhe “kjo nuk është një fushë e lehtë”, por ajo theksoi se ka zhvilluar strategji për t’u përballur me vështirësitë.

[content_slider] [content_slide]

screen-shot-2016-09-16-at-12-29-27

Kandidatja 68 vjeçare e demokratëve u shpreh se ato tre ditë ishin “kohë që e shfrytëzova për të kuptuar se përse bëhet fjalë në këtë fushatë.”

[/content_slide] [content_slide]

screen-shot-2016-09-16-at-12-29-32

Kandidatja për presidente e demokratëve, Hillary Clinton i rikthehet fushatës, por debati për shëndetin e presidentëve amerikanë dhe moshën e tyre ka ndezur Amerikën.

[/content_slide] [content_slide]

screen-shot-2016-09-16-at-12-29-38

Largimi i Hillary Clintonit ndodhi në një ceremoni përkujtomore për viktimat e 11 shtatorit. Clinton humb drejtpeshimin dhe duhet të pushojë në apartamentin aty pranë të vajzës, Chelsey, në Nju Jork.

[/content_slide] [content_slide]

screen-shot-2016-09-16-at-12-29-43

[/content_slide] [/content_slider]

Leave a Reply

Back to top button