Histori

Roma pas Çezarit: “Vdekja” e Republikës!

  • Vrasësit e Jul Çezarit donin që të shpëtonin republikën nga tirania, por arritën të kundërtën: centralizimin e shpejtë të pushtetit, dhe shndërrimin e Romës në perandori
  • Komploti kundër Çezarit jo vetëm që kishte dështuar, por në mënyrë spektakolare kishte kundërgoditur. Ambiciet e Mark Antonit më në fund do ta shtynin atë drejt një konflikti shkatërrimtar me Oktavianin, trashëgimtarin e Çezarit dhe stërnipin e tij, i cili do ta mundte Mark Antonin dhe do të themelonte Perandorinë e Romës. Pushteti dhe sistemi i qeverisjes i Çezarit vazhduan të jetojnë tek Oktaviani, i cili pas vitit 27 para Krishtit njihej si Perandori August. Përmes një përzierjeje aftësise shtetndërtuese, mizorie dhe gjenialiteti politik, Augusti do të ndërtonte një perandori që shtrihej nga Portugalia në Babiloni, si dhe do të sillte agimin e Pax Romanas, një epokë paqeje dhe begatie, që zgjati për pothuaj dy shekuj

screen-shot-2016-11-20-at-7-40-10-pm

15 Marsi është ndoshta data më famëkeqe në kalendarin romak. Në atë ditë, në vitin 44 para Krishtit, Senati romak do të takohej në Teatrin e Pompeit, në praninë e Jul Çezarit, i sapoemëruar diktator i përjetshëm i Romës. Ishte momenti kur Markus Bruti, Gaius Kasiusi dhe një numër i madh senatorësh të tjerë dhe patricësh, kishin kohë që e prisnin. Gjenerali i madh, që kishte zgjeruar sundimin romak dhe kish shtypur armiqtë brenda vendit, ishte shndërruar, në pikëpamjen e tyre, në një tiran. Atë mëngjes, duke u shtirur sikur donin që ta përshëndesnin, komplotuesit rrethuan liderin e tyre, dhe kur u dha sinjali, nisën ta godasin me thika. Çezari, duke e kuptuar se ishte e kotë të rezistonte, mbuloi kokën me togë. Sipas biografit të tij të mëvonshëm, Suetoniusit, ai vdiq pa lëshuar as edhe një britmë të vetme. Rrallëherë, vdekja e një njeriu ka ndikuar kaq shumë në kursin e historisë, sa fundi i dhunshëm i Gaius Jul Çezarit. Lufta për pushtet që pasoi, me kalimin e kohës, do të çonte pikërisht tek ai përfundim …

[real3dflipbook id=”1389″]

Leave a Reply

Back to top button