Quhen “Rrathët e Zanave”: të ngjashme me ato në rërë, por në të kundërt (janë rrathë bari që në qendër kanë rërë), dhe ndodhen në Namibi. Fantastike për t’u parë nga lart, sic e tregon edhe Fotogaleria, këto forma misterioze natyrore prej kohësh kanë ngritur shumë pikëpyetje për shkencëtarët, të cilët janë përpjekur t’i shpjegojnë me hipoteza nga më të ndryshmet.