Në historinë shumë të njohur me mesin e të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve, Perëndia zgjodhi të shkatërrojë tokën përmes një përmbytjeje të madhe që kurseu një njeri, Noen dhe familjen e tij. Me urdhrin e Zotit, Noeu ndërtoi një anije të madhe, një arkë, dhe e mbushi atë me dy kafshë nga çdo lloj që gjendej në tokë. Perëndia e mbuloi Tokën me ujë, duke mbytur gjithçka dhe çdo gjë që dikur popullonte tokën. Noeu, familja e tij dhe kafshët në arkë mbijetuan dhe e ripopulluan planetin.
Shkenca: Tregime të ngjashme mbi një përmbytje të madhe ka patur në shumë kultura, por asnjëherë nuk ka qenë një përmbytje globale. Për një arsye shumë të thjeshtë:nuk kishte ujë të mjaftueshëm në sistemin e Tokës për të mbuluar të gjithë vendin. Por, Nun thotë:”Ka mundësi që përmbytja e Noes të jetë kujtesë e një dallge të madhe që përmbyti për disa javë një pjesë të veçantë të tokës, dhe ku nuk kishte më tokë të thatë për të jetuar”.
Disa gjeologë mendojnë se historia e Noes, mund të jetë ndikuar nga një ngjarje përmbytje katastrofike në Detin e Zi rreth vitit 5.000 Para Krishtit. Ekziston një tendencë e natyrshme tek njerëzit për ta tepruar me kujtimet e tyre, duke e cilësuar një ngjarje të keqe shumë më të keqe. Dhe një përmbytje globale është një shpjegim për diçka si zbulimin e fosileve detare në faqen e një mali, thotë Adrien Mejxhër, historian i shkencës antike në Universitetin e Stenfordit. Edhe pse tashmë ne e dime, që pllakat tektonike janë përgjegjëse për ngritjen e shkëmbinjve nga fundi i oqeanit në lartësi të mëdha./bota.al