Shkence

“Rrezet e Vdekjes” së Teslas / “Një ushtri prej 1.000.000 vetësh, asgjësohet në një çast!”

Screen Shot 2016-04-13 at 11.03.44

Në faqen e parë të New York Times lexohej: “Tesla në moshën 78-vjeçare, krijon rrezet e reja të vdekjes”. Artikulli bënte me dije se shpikja e re “do të dërgonte rreze të përqendruara grimcash përmes ajrit, me një energji të tillë të jashtëzakonshme, sa që ato mund të rrëzojnë një flotë prej 10.000 aeroplanësh të armikut, nga një distancë prej 250 miljesh…”

Tesla deklaroi se arma funksiononte si një “mur i padukshëm kinez”, dhe me krenari sugjeroi se do t’i jepte fund luftës. Tesla nuk ishte i panjohur ndaj polemikave, dhe kjo ide ngjalli mjaft prej tyre. Tesla shkoi menjëherë tek J. P. Morgan Jr në kërkim të financimit për të ndërtuar një prototip të shpikjes së tij, por sipërmarrësi nuk u bind.

Tesla u përpoq gjithashtu të kontaktojë direkt me kryeministrin Nevil Çamberlein të Britanisë së Madhe. Por kur ky i fundit dha dorëheqjen, pasi zbuloi se ishte vënë në lojë nga Hitleri në Mynih, interesi për armën kundër luftës të Teslës përfundimisht ra. Në vitin 1937 ishte e qartë se lufta në Evropë do të shpërthente së shpejti.

I frustruar nga përpjekjet e tij për të gjeneruar interes dhe garantuar financimin e “rrezeve të paqes”, ai i dërgoi një material të përpunuar teknik, duke përfshirë diagrama, një numri kombesh aleate, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Anglinë, Francën, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë. I titulluar “Arti i ri i Projektimeve të Energjisë së Përqëndruar Jo Shpërndarëse”, artikulli jepte përshkrimin e parë teknik të asaj që sot quhet një armë e mbushur më rreze grimcash.

Artikulli i plotë:

New York Times 11 korrik 1934, faqe 18

Tesla në moshën 78-vjeçare krijon “rrezet e vdekjes”

Nikola Tesla, babai i metodave moderne të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, që mbushi dje 78-vjeç, njoftoi një shpikje të re, apo shpikjen, që siç tha ai cilësohet si më e rëndësishmja mes 700 të tjerave të realizuara prej tij deri tani. Pasi përsosi mënyrën dhe pajisjen, Doktor Tesla tha dje në një intervistë në Hotel Nju Jork, se do të dërgojë rreze të përqendruara të grimcave në ajër, me një energji të tillë të jashtëzakonshme që do të mund të rrëzojnë një flotë prej 10.000 avionësh të armikut nga një distancë prej 250 miljesh nga kufiri i një kombi të mbrojtur, dhe do t’i shkaktojë kundërshtarëve miliona të vdekur.

Kjo “rreze e vdekjes”, tha Dr. Tesla, do të veprojë pa zhurmë, por në mënyrë efektive në distanca aq sa një teleskop mund të shohë një objekt teksa shëmbet, dhe deri sa harku i tokës do ta lejojë atë”. Rrezet do të jenë të padukshme, dhe do të lënë asnjë shenjë përveç dëshmisë të shkatërrimit. Një ushtri prej 1 milionë të vdekurisht, e asgjësuar në çast, tha ai, nuk do të mund të zbulojë edhe duke përdorur mikroskopët më të fuqishëm se çfarë e ka shkakuar atë katastrofë.

Kur të vihet në veprim, theksoi Dr. Tesla, shpikja e tij e fundit do ta bëjë luftën të pamundur. Rrezet e vdekjes, pohoi ai, mund të rrethojnë çdo vend si një mur i padukshëm kinez, vetëm se në këtë rast është 1 milionë herë më i padepërtueshëm. Kjo do të bëjë çdo komb të pathyeshëm kundër sulmeve nga avionët apo nga ushtritë e mëdha pushtuese.

Por, ndërsa kjo armë do ta bëjë çdo komb të sigurtë kundër çdo sulmi që do të ndërmerret nga ndonjë pushtues, shton shkencëtari, rrezet e vdekjes nga natyra e tyre nuk mund të përdoren ngjashëm si një armë për mbrojtje. Kjo armë, shpjegoi ai, mund të prodhohet vetëm nga fabrikat e mëdha e të palëvizshme, të vendosura si dikur kalatë, në distanca të ndryshme strategjike nga kufiri i secilit vend.

Ato s’mund të zhvendosen për qëllime sulmi. Megjithatë, nënvizon ai, një përjashtim duhet të bëhet në rast të luftanijet, që siç tha ai do të jenë në gjendje për të pajisur veten me armë të vogla për gjenerimin e rrezeve të vdekjes, me fuqi të mjaftueshme për të shkatërruar ndonjë aeroplan që afrohet të sulmojë nga ajri.

Përveç zgjidhjes fantazise të “rrezeve të vdekjes”, Tesla propozonte ndërtimin e një dhome të veçantë vakumi me një fund të hapur në atmosferë. Nga të gjitha vendet që iu dërgua propozimi, interesin më të madh e shfaqi Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1937 Tesla mori një çek prej 25.000 dollarësh nga një kompani sovjetike. Tesla i quante nganjëherë “rrezet e vdekjes” si “rrezet e paqes”, ai shpresonte se shpikja e tij do të përdorej për qëllime thjesht mbrojtëse, dhe në këtë mënyrë do të bëhej një makineri kundër luftës.

Sistemi i tij ishte i ndërlikuar dhe kërkonte ndërtimin e një serie fabrikash të vendosura përgjatë bregdetit të një vendi të caktuar, të cilat do të skanonin qiellin në kërkim të avionëve armiq. Përderisa rrezja qe projektuar në një vijë të drejtë, ajo ishte efektive vetëm për rreth 200 milje – aq sa është edhe distanca kur sipërfaqja e tokës lakohet aq shumë saqë nuk ka fushëpamje. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button