Bota

Rriten viktimat, dy shpërthime në fabrikë kimike. Fatkeqësia natyrore më e kushtueshme e historisë

Fatkeqësia natyrore më e shtrenjtë në historinë amerikane. Eshtë ky etiketimi që do të marrë pas vetes Uragani Harvey, dëmet e të cilit sipas ekspertëve do të arrijnë në rreth 160 miliard dollarë, e barabartë me Katrinën dhe Sandyn së bashku. Sipas Joel Myers, president i kompanisë për parashikimin e motit, dëmi i shkaktuar është 0.08% e GDP-së së SHBA (19.000 miliardë). “Ky është vetëm fillimi i katastrofës – tha ai. Pjesë të Houstonit, qyteti i katërt më i populluar në SHBA, do të jenë të pabanueshme për javë dhe ndoshta muaj të tërë.”

Harvey vazhdon të shkatërrojë Teksasin. Dy shpërthime ndodhën në fabrikën kimike ARKEMA në qytetin e Crosbyt, shumë pranë Houstonit: e raporton BBC online, duke cituar zyrtarë të ekipeve të shpëtimit. Substanca kimike kanë dalë nga uzina, duke shkaktuar shtrimin në spital të një oficeri policie të përfshirë në aktivitetet e shpëtimit në zonën që ka thithur avujt. 9 persona të tjerë u dërguan spontanisht në spital për kontrolle. Ndërkohë, numri i të vdekurve nga ky uragan ka arritur në 37. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button