Horizonti.al

Rritja e bimësisë, kur ndryshimi i klimës është pozitiv

Screen Shot 2016-08-28 at 09.16.34Seria: Efektet interesante që njerëzit dhe natyra kanë mbi njëri-tjetrin

Shkrirja e akullnajave, e shkaktuar nga ndryshimet klimatike globale, ka prodhuar një efekt ndihmës. Në shumë vende, ku akulli është në tërheqje, vendin e ka zënë gjelbërimi. Ndonëse mungon vetëm në disa zona speficike, kjo prirje prej disa dekadash është vënë në dukje nga NASA nëpërmjet imazheve satelitore.

Shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar ‘Oak Ridge’, i shqyrtuan këto zhvillime nëpërmjet një serie “modelesh klimatike” të simuluara për të përcaktuar nëse ngjarje të caktuara apo afatgjata, sikurse është gjelbërimi, kishin statistikisht më shumë të ngjarë të ndodhin tek modelet që përfshijnë gazet sere. Sigurisht, modelet me gazrat serë përfunduan me imazhet satelitore të NASA-s. Përveç largimit të akullit dhe temperaturave të ngrohta, ka ndërkaq shumë të ngjarë që rritja e sasisë së azotit në atmosferë  – të cilën bimët e dashurojnë – të jetë një tjetër faktor kontribues. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button