Shkence

Rruga që ndoqën Sapiensët për të ikur nga Afrika

Screen Shot 2015-05-31 at 10.58.24

Parardhësit tanë u shtynë drejt Europës dhe Azisë, duke kaluar përmes Egjiptit dhe jo përmes Etiopisë dhe Lindjes së Mesme: hipoteza e studimit të një studiuesi italian, e bazuar mbi analizën gjenetike të ADN-së të popullsive afrikane moderne.

Origjina e llojit tonë shkon thellë në kontinentin afrikan. Por cilën rrugë ndoqën Sapiensët për të dalë nga djepi i njerëzimit? Analiza të reja gjenetike mbi popullsitë moderne afrikane munden të mbështesin hipotezën e një “rruge veriore”: Sapiensët do të kishin arritur në Azi dhe Europë, duke kaluar përmes Egjiptit, dhe jo nga Etiopia siç është thënë shpesh.

DY RRUGË TË MUNDSHME. “Origjina Europiane e Homo Sapiensit, rreth 200.000 vite të shkuara është e pranuar gjerësisht”, shpiegon Luka Pagani, studiues italian i Institutit “Wellcome Trust Sanger” dhe i Universitetit të Keimbrixhit (Britani e Madhe), midis autorëve të studimit të botuar në Revistën Amerikane të Gjenetikës Njerëzore (AJHG). “Por shtegu, ose shtigjet që kanë sjellë në kolonizimin e Euro-Azisë e të Oqeanisë kanë qënë objekt i një debati të gjatë. Prova arkeologjike dukej se tregonin një rrugë nga jugu (nga Etiopia, përmes gadishullit Arab, deri sa arrin në Iran/Pakistan) si më e mundshmja, edhe pse zbulimet në Lindjen e Afërt kanë bërë, nganjëherë, të mendohet për një shteg verior, përmes Egjiptit dhe Sinait, për të arritur në Lindje. Edhe prova gjenetike e një kryqëzimi midis Neandertalit dhe të parëve të të gjithë jo Afrikanëve, marrë si e dhënë mungesa e Neandertalit ne Arabi, bënin që shkencëtarët të supozonin për një shteg verior, për të dalë nga Afrika”.

CILA RRUGË? “Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, kemi mbledhur kampione të popullsive afrikane që banojnë në afërsi të “portave” për të dalë nga Afrika. Në veçanti, kemi marrë kampione dhe kemi renditur 100 individë të ardhur nga Egjipti e 125 individë Etiopianë”.

NE GJUETINË E NGJASHMËRIVE. “Hipoteza nga ne e provuar është në realitet shumë e thjeshtë: nëse paraardhësit e euroaziatikëve kanë ndjekur një shteg jugor (kështu përmes Etiopisë e Arabisë), gjenoma etiopiane do të jetë, midis të gjitha gjenomave afrikane, ajo më e ngjashmja me tonën sepse është më afër, në rend kronologjik, nga ajo e Euroaziatikëve. Nëse, në të kundërtën, shtegu verior ka qënë ai i zgjedhur nga paraardhësit e euroaziatikëve, gjenoma e egjiptianëve do të jetë ajo më e afërt”. Në fakt kështu ka qënë: gjenoma egjiptiane ka zbuluar një ngjashmëri gjentike më të lartë me atë euroaziatike, në krahasim me atë etiopiane.

NDËRHYRJET PASUESE. “Kjo provë e thjeshtë është ndërlikuar megjithatë nga migracione që, si në epokën historike ashtu edhe prehistorike, kanë sjellë nga Mesdheu Lindor në Egjipt e në Etiopi komponentë gjenomike jo afrikane. Si pasojë, të trajtuar në mënyrë sipërfaqësore, gjenomet e etiopianëve modernë dhe egjiptianë do të rezultonin më të ngjashme me ato të euroaziatikëve, për shkak të këtyre “pas”- migracioneve të fundit”.

ASNJË GABIM. “Për të evituar këto problema, para se të provohet hipoteza jonë kemi individualizuar nga brendësia e çdonjërës gjenomë egjiptiane ose etiopiane, cilat mund të ishin komponentët me të vërtetë afrikane. Duke kapur vetëm këta komponentë, ia dalim të provojmë hipotezën tonë, pa shkaktuar gabime që rrjedhin nga historia e kohëve të fundit të këtyre popullsive”.

MISTERI I VEGLAVE TË KUZHINËS. Ka një pikë tjetër kritike. Gjetje arkeologjike rreth instrumentave të lëna nga Sapiensët gjatë rrugës së tyre jashtë Afrikës, kanë bërë të priremi në të shkuarën, për hipotezën e një shtegu përmes Etiopisë dhe Gadishullit Arab. Si të pajtojmë këto të dhëna me të dhënat gjenetike?

MIGRACIONI PASUES. “Zbulimet arkeologjike – sqaron Pagani – munden të flasin për pushtimin e një zone nga ana e llojit tonë e në disa raste, për morinë e individëve, por jo të trashëgimisë gjenetike të atyre që i kanë lënë. Prania e këtyre artefakteve gjatë shtegut jugor mundet të shpjegohet si një migracion i mëtejshëm (në krahasim me atë për të cilën flasim në punën tonë) nga Afrika drejt Euroazisë që, megjithatë, nuk ka lënë një prejardhje gjenetike në popullsinë moderne”.

ORIGJINË AUSTRALIANE? “Këto gjetje “jugore” mundet edhe të jenë lënë jo nga paraardhësit e euroazitikëve modernë, por nga paraardhësit e oqeanikëve. Ka në fakt prova gjenetike dhe arkeologjike që mundet të bëjnë të mendosh për një origjinë të ndryshme afrikane të këtyre popullsive (ose e njërës origjinë afrikane të tyre, por për një dalje të pavarur, ndofta jugore, në krahasim me atë të euroaziatikëve). Kampione nga popullsitë aktualisht me banim në Australi ose Papua New Guinea, do të ishin sigurisht me vlerë të madhe për t’iu përgjigjur kësaj pyetje”.

Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button