Thenie

“Rrugët e vështira shpesh të shpien në destinacione të bukura”. Për kohëra sfiduese, mendoni këto thënie inkurajuese

Nëse jeni duke kaluar një periudhë sfiduese në jetën tuaj, këto thënie do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju japin frymëzimin duhet të merrni në kohëra të tilla të vështira. Jeta nuk do të jetë gjithmonë me dielli dhe nganjëherë mund të ketë rrebesh, që do ju lërë të ndiheni të pashpresë në fund të ditës. Ndonjëherë ju do të rrëzoheni dhe nuk do të dini se si të ringriheni. Nuk ka rëndësi se sa herë përpiqeni të ringriheni, apo sa e hijshme është, thjesht fakti që po përpiqeni fort duhet të mjaftojë. Gjithmonë provoni më të mirën tuaj. Le të jenë këto thënie, një kujtesë se si çdo sfidë në të vërtetë është një bekim i fshehur, dhe se do të ringriheni më të fortë se kurrë.

  1. “Kurrë mos u jepni njerëzve zgjedhje, që ju nuk doni që ata t’i bëjnë

Frank Sonnenberg

2. Mund të nevojitet një vit, mund të nevojitet një ditë, por ajo që do të ndodhë do të ndodhë, ajo që do të vijë do ta gjejë rrugën e vet”

3. “Jeta ka një mënyrë të çuditshme, të të rregulluarit të gjërave në fund të ditës”

4. “Të menduarit me tepri i shkatërron marrëdhëniet dhe miqësitë. Të menduarit me tepri krijon probleme që nuk i ke patur kurrë. Mos mendo me tepri, thjesht lejo pozitivitetin të vërshojë e të të përmbytë”

5. “Kurrë mos pusho së bëri më të mirën tënde, thjeshtë sepse dikush nuk ta njeh meritën”

6. “Nëse je këmbëngulës, do ta marrësh, nëse ke qëndrueshmëri, do ta mbash atë që do”

7. “Dështimi është një shans për të filluar nga fillimi, por në mënyrë më inteligjente”

8. “Furtunat nuk zgjasin përgjithmonë”

9. “Mos ki frikë të dështosh. Ki frikë se mos nuk provon fare”

10. “Kur ndjen sikur do që të heqësh dorë, mendo arsyen përse fillove”

11. “Ji i fortë sa për të lënë gjërat të ikin dhe kij durim për të pritur atë që meriton”

12. “Rrugët e vështira shpesh të shpien në destinacione të bukura”

13. “Një ditë, gjithçka do të marrë kuptim. Kështu që për momentin, qesh me konfuzionin, buzëqesh përmes lotëve, dhe vazhdo kujtoji vetes se çdo gjë ndodh për një arsye”

14. “Lufta në të cilën ndodhesh sot po krijon forcën që do të kesh nesër”

15. “Sekreti i ndryshimit është që të fokusosh gjithë energjinë tënde, jo për të luftuar të vjetrën, por për të ndërtuar të renë”

Sokrati

16. “Kurrë mos ia shpjego veten tënde, askujt. Sepse personi që të pëlqen nuk ka nevojë dhe personi që nuk të pëlqen, nuk do ta besojë…”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button