Bota

Rumani, dorëhiqet Ministri i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë i Rumanisë ka dhënë dorëheqjen në vijim të protestave masive kundër dekretit që shpëton të korruptuarit, paraqitur nga qeveria e Bukureshtit. Ministri Florin Iordache sot ish përpjekur të mbronte pozicionin e tij, duke pohuar që të gjithë nismat e tij kanë qenë “ligjore dhe kushtetuese”, por nuk ia doliq ë të zbusë furinë e opinionit publik.

Qeveria e qendrës së majtë në Rumani tërhoqi këtë javë dekretin e kontestuar, i hartuar nga Iordache për të shfuqizuar abuzimin me detyrën dhe shkelje të tjera korrupsioni, një masë kjo që ishte shkaku i protestave masive ditët e fundit në RUmani. Sipas manifestuesve, masa do të dobësonte luftën kundër korrupsionit. Qeveria i mbijetoi dje një vote mosbesimi në Parlament, aty ku ka një shumicë solide. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button