Bota

Rumunët: Qeveria ka thyer besimin, protestat nuk ndalen

Duket se nuk ka lehtësim të protestave në Rumani. Të paktën 50 mijë vetë dolën sërish të dielën në Bukuresht. Ndonëse qeveria e shfuqizoi ligjin që do të lironte dhjetëra zyrtarë të akuzuar për korrupsion, parlamenti ende nuk ka konfirmuar tërheqjen e tij.

Analisti Dan Ionescu thotë se të gjithë po presin për votimin në Parlament. “ka një besim të thyer mes popullit dhe partisë në pushtet dhe ata janë të detyruar ta shfuqizopjnë këtë akt, dhe nëse e bëjnë, do të presim që të shohim reagimin”.

Koalicioni qeverisës në Rumani ka një shumicë në parlament dhe shumë prej protestuesve janë skeptikë për tërheqjen e dekretit. “Eshtë një mesazh për qeverinë tonë, se ata nuk mund të vendosin cfarë të duan, është një mesazh që të shfuqizojnë këtë ligj special, i cili mbron të korruptuarit”, tha një person që merrte pjesë në protestën e djeshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button