Bota

Rusia mund t’i ofrojë Greqisë gaz me çmim të ulët, në këmbim të aseteve

Screen Shot 2015-04-07 at 1.55.32 PMRusia mund t’i ofrojë Greqisë një ulje të çmimit të gazit dhe hua të reja, kur kryeministri Tsipras të vizitojë Moskën nesër, sipas një burimi nga parlamenti rus. Një zëdhënës i Kremlinit tha se Putini dhe Tsiprasi kanë në plan të diskutojnë për lidhjet ekonomike dhe sanksionet e BE në Moskë. “Ne jemi gati të diskutojmë mundësinë e një ulje të çmimit të gazit për Greqinë”, bëri të ditur burimi qeveritar që kërkoi të mbetet i paidentifikuar.

Prodhuesi shtetëror i gazit në Rusi, Gazprom, nuk pranoi të bëjë komente. Ashtu si dhe Ministria e Energjetikës.

Burimi bëri të ditur se në këmbim të uljes së çmimit të gazit dhe disa hua të paspecifikuara, Rusia do të kërkonte akses në asetet greke. Megjithatë burimi nuk përmendi asete specifikë.

Leave a Reply

Back to top button