Bota

Russiagate, Zuckerberg dorëzon reklamat politike të Moskës

Jo vetëm hakerët, piratët deklaruar, por edhe mediat sociale më të mëdha në planet, në vitin 2016 punonin për rusët, gjatë fushatës presidenciale amerikane. Mark Zuckerberg e pranon atë me një njoftim të bërë mbrëmë: ai pranon të bashkëpunojë me autoritetet për të hedhur dritë mbi këtë incident.

“Ndërsa isha me lejen e atësisë kam shpenzuar shumë kohë me ekipet tona që diskutojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhje …”. Kështu fillon njoftimi i dorëzimit të Mark Zuckerberg. Themeluesi, aksionari kryesor dhe shefi ekzekutiv i Facebook-ut i dorëzohet presioneve të drejtësisë dhe Kongresit, dhe zbulon se sa “reklama politike” janë blerë nga Rusia në mediat sociale.

Kjo është një fytyrë tjetër e skandalit Russiagate, i cili godet reputacionin e mediave sociale dominuese. “Ne besojmë se është me rëndësi vitale – thotë njoftimi për shtyp i Facebook – që autoritetet qeveritare të kenë të gjithë informacionin që duhet, për të ditur se çfarë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.” Pas refuzimit fillestar, Facebook tashmë ka vendosur të ofrojë  detaje për dy komisionet parlamentare, por edhe për super-prokurorin Robert Mueller, që janë duke hetuar Russiagate. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button