Bota

‘S.O.S” dramatik nga Greqia: Kështu do të vdesim të gjithë!

Screen Shot 2016-03-18 at 23.19.56Panajotis Grigoriu nuk është një ekstremist, është një historian, i moderuar, një njeri i mirë.

Ai është intervistuar nga Alberto Bagnai edhe më herët në 2014.

Është një intelektual që ngjall respekt për cilësinë e mendimit dhe karakterizohet nga një sjellje prej zotërie të vërtetë.

Të mërkurën që lamë pas i shkruajti sërish Alberto Bagnai-t, ekonomist dhe gazetar italian, themelues i shoqatës “Assimetrie”.

Nuk është një artikull klasik për krizën greke, plot me fakte: edhe pse përkufizimi “klasik” është i papërshtatshëm për arsyen e thjeshtë se askush nuk flet për krizën greke, megjithëse situata në vendin helen sa vjen e përkeqësohet.

Panajotis Grigoriu ka shkruajtur një letër të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë tronditëse, që vlen më shumë për shkak të përmbajtjes dramatike dhe dëshmisë njerëzore që e karakterizon atë.

Historiani grek i shkruan ekonomistit italian për krizën e thellë, që deri para pak vitesh asnjë grek nuk do ta kishte imagjinuar.

Ja çfarë shkruan ai:

“Po ju dërgoj një letër me një mesazh apeli për fushatën e financimit për Greqinë që ju keni ndërmarrë dhe shpresoj që mesazhi të përhapet nëpërmjet rrjetit.

Të drobitur nga gjendja në vendin tonë, që në fakt është në pikën e vdekje, por sërish i bukur për t’u vizituar, lëshojmë fushatën tonë…besoj si mundësia e fundit!

Kurthi përfundimtar besoj se do të nisë pas euros, arma e shkatërrimit në masë e përdorur nga europianizmi dhe jo vetëm, janë emigrantët. Partnerja ime, e cila që prej tetorit është pa punë dhe pa të ardhura, dhe unë, bëjmë këtë kërkesë të fundit për mbijetejesë, nëpërmjet turizmit.

Nëse dështojmë, duke parë që donacionet drejt Greqisë nuk janë të mjaftueshme, nuk do na mbetet veçse të presim vdekjen fizike, pas asaj ekonomike, ose të braktisim Greqinë.

Grekët e tjëra rreth nesh janë pak a shumë në të njëjtën situatë, vetëm 20 përqind e popullsisë po arrin të mbijetojë, falë ekonomisë alternative. Më kujtohet kur flisnim në 2013 dhe 2014 për prostitucionin në Rusi në vitet ’90 nga studentet. E pra, Greqia është mbushur plot këto ditë me vajza që shesin trupin për një copë bukë. Në rrugë sheh tregtarë që shesin duhan të bërë në shtëpi, për të mbijetuar.

Lidhjet shoqërore dhe familjare sa vijnë e zbehen për shkak të krizës, dhe gjoja solidariteti ndaj emigrantëve nuk është gjë tjetër veçse propagandë e pastër.

Jam i bindur që integrimi mondialist ka vendosur të zëvëndësojë edhe një pjesë të popullsisë greke, dhe tashme flitet për krijimin e zonave ekonomike speciale.

Situata është e tillë që grekët në këtë moment ëndërrojnë “një diktaturë ushtarake dhe patriotike” dhe këtë e dëgjoj nga gjithë njerëzit çdo ditë në rrugë.

Sipas meje, Cipras e kishte shitur gjithçka që para se të vinte në pushtet, një tradhti e pamasë për këtë komb, që ka shkatërruar shpresën e fundit për një zhvillim politik të ligjshëm, dhe ka kthyer në pluhur e hi mundësinë e fundit teorike të menaxhimit të së ardhmes.

Në këtë këndvështrim, shndërrimi antropologjik i shoqërisë greke është i pamasë, me Sirizën, thika në plagë ka tejkaluar kufirin anatomik të shoqërisë greke.

Dhe unë, me një lëmsh në fyt, nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të lëshoj një apel nëpërmjet mikut tim alberto Bagnai, për solidaritet me popullin grek dhe duke paralajmëruar popujt e tjerë europianë: makthi që po jetojnë grekët mund të përsëritet te spanjollët, portugezët dhe italianët, nëse logjika aktuale e elitës europiane, logjikë tmerruese për shkak të çnjerëzimit të tyre, nuk do të kundërshtohen dhe mposhten.

Është një betejë për lirinë, për drejtësinë, dhe për demokracinë!/ Goofynomics/ TemA

Leave a Reply

Back to top button