Pas një dite të gjatë pune apo studimi, trurit të njeriut duket sikur i shterojnë energjitë. Por a djeg truri ynë më shumë energji kur merremi me aktivitete mendore intensive, sesa gjatë aktiviteteve të tjera pasive, si për shembull shikimi i televizorit?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të analizojmë motorin e trurit tonë:qelizat nervore.Burimi kryesor i energjisë për qelizat tona në tru, është një molekulë e quajtur adenozinë trifosfat (ose ATP), të cilën trupi ynë e prodhon nga sheqeri dhe oksigjeni.
Gjurmimi i konsumit të energjisë nga truri, mund të bëhet duke përdorur sheqer dhe oksigjen. Por oksigjeni është opsioni më i mirë. Duke gjurmuar konsumin e oksigjenit, del se truri përbën rreth 20 për qind të konsumit të energjisë së trupit, pavarësisht se përfaqëson vetëm 2për qind të peshës së tij.
Kjo sasi energjie është rreth 0.3 kilovat orë në ditë për një të rritur mesatar, ose më shumë se 100 herë më shumë se sa kërkon çdo ditë një smartfon i zakonshëm. Dhe kjo sasi është e barabartë me 260 kalori ose 1.088 kiloxhaul (kJ) në ditë (konsumi mesatar i energjisë totale i një të rrituri është rreth 8.700 kJ në ditë).
Si e dimë këtë? Në vitin 2012, neuroshkencëtari britanik David Etuell dhe kolegët e tij matën konsumin e oksigjenit në trurin e minjve. Ata përcaktuan se ndërsa 25 për qind e nevojave për energji ,përdoren për aktivitetin e ruajtjes së vetë organit, si mirëmbajtja e mureve të qelizave.
Ndërkohë pjesa më e madhe, 75 për qind, përdoret për përpunimin e informacionit, si përllogaritjen dhe transmetimin e sinjaleve nervore. Ne nuk mund të matim në këtë mënyrëkonsumin e energjisë së trurit tek njerëzit. Por mund të ndjekim rrugëtimin e oksigjenit, pasi rritja e aktivitetit të trurit kërkon më shumë oksigjen.
Një qasje është matja e niveleve të CO2 nëpërmjet një pajisjeje kapnografike (ku ajri shkon në një tub). Kjo kërkon që pjesëmarrësit të mbajnë një maskë. Studimet tregojnë se rritja e ngarkesës mendore (siç është kryerja e veprimeve matematikore, arsyetimi ose kryerja e shumë detyrave), është e lidhur me rritjen e konsumit të oksigjenit (e matur nëpërmjet çlirimit të CO2).
Megjithatë, rritja e konsumit të oksigjenit mund të ndodhë edhe për shkak të reagimit të gjithë trupit ndaj një situate emocionale, stresuese dhe që nuk reflekton ndryshimet aktuale në aktivitetin e trurit. Ndërkohë a mund ta masim përdorimin e oksigjenit vetëm në tru?
Është diçka e vështirë. Rritja e aktivitetit të trurit, shkakton një furnizim të shtuar me gjak të pasur me oksigjen. Furnizimi shtesë me gjakun e pasur me oksigjen, është specifik për këtërajon dhe mund të kanalizohet me një saktësi mikrometrike tek neuronet aktive.
Meqë gjaku dhe oksigjeni i tij tërhiqen dobët nga fushat magnetike, ne mund të përdorim MRI ( imazherinë e rezonancës magnetike), një mjet pa rrezatim, për të bërë një matje indirekte të aktivitetit të trurit. Por për fat të keq s’mund të përdorim MRI-në për të mësuar se sa energji përdor truri ynë për aktivitete të ndryshme mendore.
Studimet me MRI mund të identifikojnë vetëm dallimet relative në aktivitetin e trurit dhe konsumin e energjisë sesa vlerat absolute. Gjithsesi edhe kjo ka kuptim, duke pasur parasysh se truri ynë është gjithnjë aktiv, dhe për këtë arsye ka gjithmonë nevojë për energji.
Atëherë, sa rritet aktiviteti i trurit? Le të marrim diçka të thjeshtë, siç është vëmendja. Studimet me skanerin MRI, kanë treguar se monitorimi i vëmendshëm i objekteve në lëvizje krahasuar me shikimin pasiv të tyre, e rrit me rreth 1 për qind aktivitetin e trurit në korteksintonë pamor. Kjo sasi nuk duket shumë e madhe, sidomos duke pasur parasysh se lobi okupital, ku gjendet korteksin vizual, përbën vetëm rreth 18 për qind të masës së trurit.
Por përpunimi i informacionit vizual, çon në një reduktim të aktivitetit në zonat dëgjimore, gjë që do të thotë që ne shpenzojmë më pak energji për përpunimin e tingujve në mjedisin tonë. Kjo funksionon edhe anasjelltas:kur marrim parasysh informacionin dëgjimor, e reduktojmë aktivitetin tonë të përpunimit vizual.
Kostoja e vëmendjes ndaj një stimuli vizual, kompensohet nga kursimet në përpunimin dëgjimor. Pra studimi në fjalë, na thotë se aktiviteti mendor është i lidhur me rritjen e konsumit të energjisë. Por rritja është minimale, specifike për rajonin, dhe shpeshherëkompensohet nga rënia e energjisë në zona të tjera.
Atëherë pse ndihemi të rraskapitur pas një aktiviteti të tepërt mendor? Ka të ngjarë që kjo tëvijë si rezultat i stresit mendor. Detyrat komplekse mendore, janë gjithashtu shumë sfiduese në nivelin emocional, dhe çojnë në rritjen e aktivizimit të sistemit tonë nervor simpatik, duke çuar përfundimisht në lodhje mendore dhe fizike.
Por lajmi i mirë është se nuk duhet të shqetësohemi se aktiviteti i tepërt mendor, do të na marrë të gjithë energjinë e trurit tonë. Por është gjithsesi një ide e mirë të shmangnimbingarkesën mendore, stresin dhe lodhjen. / medicalxpress – bota.al