Horizonti.al

Sa kushton një yll në Shëtitoren e Famës në Hollivud, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Pavarësisht se është një gjest që kryhet për meritat e tyre, të gjithë aktorët e përzgjedhur duhet të paguajnë një tarifë prej 30 mijë dollarësh, për të pasur yllin e tyre në Shëtitoren e Famës në Hollivud.

Në vitin 1999, 47 zezakë nga një qytezë në Teksas u arrestuan për trafik droge, bazuan vetëm në pretendimet e një agjenti policie, që ishtë anëtar i grupimit ekstremist racist Ku Kluks Klan. Shumë nga të arrestuarit u dënuan me burgime të gjata dhe kaluan vite në qeli, para se të liroheshin. Për raportimet e tij të gabuara, oficeri i policisë u dënua 10 vjet burg me kusht.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbimet sekrete britanike krijuan një edicion special të lojës së mirënjohur, Monopoli, për të burgosurit e luftës të mbajtur nga nazistët. Lojërat u shpërndanë nga organizata të rreme bamirësie të krijuara nga shërbimi sekret, dhe përmbanin harta të kriptuara, busulla, para të vërteta dhe objekte të tjera të dobishme për t’u arratisur.

Edhe pse Josif Stalin zyrtarisht vrau rreth 2.9 milionë rusë gjatë sundimit të tij të egër, historianët mendojnë se numri mund të ketë qenë realisht 30 milionë, ose rreth 22 për qind e popullsisë.

Në vitin 2013, një suedez u arratis nga burgu një ditë para lirimit të tij, për të shkuar tek një dentist, dhe më pas u rikthye pasi mjekoi dhëmbin që i shkaktonte dhimbje.

Në Norvegji, duhen 3 vjet të arsimit të lartë për t’u bërë një oficer policie. Trajnimi zhvillohet në një universitet, dhe çdo i diplomuar merr diplomën ‘bachelor’ në “Studimet mbi policinë”.

Eduard Norton fitoi një nominim për çmim Oskar, që në rolin e tij të parë në një film. Norton ishte diplomuar në universitetin e Jeilit, dhe nuk kishte frekuentuar kurrë një shkollë aktrimi.

Shkencëtarët në qendrën e vëzhgimit hapësinor ‘Allen Telescope Array, mbajnë gjithnjë shampanjë në frigoriferin e tyre, në rast se gjejnë shenjat e jetës jashtëtokësore.

Phobos, hëna më e madhe e planetit Mars, është e destinuar të përplaset me Marsin ose të shndërrohet në një unazë, gjatë 50 milionë viteve të ardhshme për shkak të forcave të baticës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button