HistoriHorizonti.al

Saladini, ishte një udhëheqës i kurdëve në Siri dhe Egjipt

Seria: Njerëzit pak të njohur nga historia, por që e ndryshuan mënyrën se si jetojmë çdo ditë

I lindur në atë që është Iraku i sotëm, në një familje me prejardhje të përzier kurde dhe turke, Saladini i udhëhoqi ushtritë myslimane, për të mposhtur Mbretërinë e Kryqtarëve të Jeruzalemit në betejën e Hatimit në vitin 1187. Pastaj ai luftoi kundër Rikard Zemërluanit të Anglisë në Kryqëzatën e Tretë, që përfundoi me Jerusalemin ende nën kontrollin e tij.

Saladini ishte bujar ndaj armiqve të tij dhe miqve të tyre, duke u dhënë amnisti të krishterëve që dorëzoheshin, dhe lejuar lëvizjen e tyre brenda tokave, që ai kishte vënë nën kontroll. Kur vdiq u zbulua se ai ishte gati pa para, duke ia dhënë pasurinë e tij të madhe njerëzve më të varfër, dhe duke mos lënë mënjanë as paratë, që do të duheshin për ta varrosur. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button