Galaxy S7, smartphone më i ri i Samsungut që pritet të nxirret në 21 shkurt, do të jetë më i shpejtë se sa iPhone dhe më pak i kushtueshëm se paraardhësi i tij, Galaxy S6. Sipas disa të dhënave të dala nga faqe aziatike, çmimi i S7 do të jetë 10% më i lirë se sa ai i S6, ndërkohë që performanca do të jetë më e mirë. Sipas disave, aparati do të ketë një procesor më të fuqishëm se sa iPhone.
Sipas po të njëjtëvë zëra, Galaxy S7 do të integrojë procesorin Exynos 8890 të Samsungut. Versioni që do të dalë në treg në disa vende, mes të cilëve SHBA dhe Kina, do të ketë një version me frekuencë të lartë të chip-it Snapdragon 820 të Qualcommit, më i fuqishëm se sa A9 i Apple./Bota.al