Teknologji

Samsung Galaxy S6 ka ekranin më të mirë në botë

Screen Shot 2015-03-11 at 09.28.55Samsung Galaxy S6 ka ekranin më të mirë në botë, thuhet në një studim të fundit.

Një hulumtim nga “DisplayMate” ka konkluduar se ekrani me rezolucion 2560 x 1440 është më i mirë se ai i Galaxy Note 4 që deri tani cilësohej si telefoni me ekranin më të mirë në botë.

Ekrani i Galaxy S6 mori rezultate “të shkëlqyeshme” në testimet që i bëri organizata dhe theu disa rekorde në disa kategori të caktuara.

Pajisja thuhet të ketë rezolucion më të lartë, më shumë pikselë për inç, përpikëri absolute të ngjyrave dhe është më lehtë i lexueshëm në krahasim me cilindo telefon tjetër në treg.

“DisplayMate” po ashtu thotë se edhe telefoni tjetër Galaxy S6 Edge ka performanca të njëjta pavarësisht lakimeve në skaje.

Telefonat e rinj të Samsungut dalin në shitje më 10 prill.

Leave a Reply

Back to top button