Teknologji

Samsung Galaxy S6 zëvendëson metalin me xham

s6

Telefoni i ri i Samsungut, Galaxy S6 mund të vijë me dizajn tërësisht të krijuar nga xhami dhe jo nga metali siç raportohej më parë. Një zyrtar i kompanisë ka thënë për “DDaily” se pajisja do të ketë xham si përpara ashtu edhe mbrapa sikurse linja Xperia e Sonyt, ndërsa kornizat do të jenë nga alumini. Ky ndryshim spekulohet se është bërë në mënyrë që Samsung Galaxy S6 të dallohet nga linja Galaxy A, që e ka trupin të përbërë nga metali, transmeton koha.net. Raportime të shumta thonë se pajisja do të vijë në dy versione, me versionin standard dhe me versionin që ka njërin skaj të lakuar sikurse Galaxy Note Edge. Samsung Galaxy S6 pritet të ketë ekran 5.5 inç QHD, procesor octa-core Exynos, 3GB RAM dhe kamerë 20-megapiksel. Ky telefon pritet të lansohet në fillim të marsit në panairin teknologjik “Mobile World Congress”.

Leave a Reply

Back to top button