Teknologji

Samsung rikthehet në vendin e parë. Zbret Apple

Screen Shot 2015-05-26 at 17.31.01

Një raport i ri për numrin e telefonave të shitur thotë se Apple tani nuk është më në të njëjtin nivel me Samsung, pasi që kjo e fundit e ka kaluar atë përsëri.

Sipas të dhënave nga TomiAhonen Consulting që i ka publikuar të dhënat e reja për tremujorin e parë të Q1 2015 thuhet se Samsung është edhe në krye me një pjesë tregu prej 24.3 për qind, ose 82.8 milionë njësi të dërgesave për tremujor.

Apple është në vendin e dytë me 61.6 milionë njësi në dërgesa, me një pjesë tregu prej 17,9 për qind. Pas kompanisë amerikane Cupertino është Lenovo në vendin e tretë, e cila ka shitur 18.7 milionë telefona dhe mban për 5.5 për qind të tregut.

Huawei është afër prapa me 17.5 milionë njësi dhe 5.1 për qind të tregut, e ndjekur nga LG me 15,4 milionë dhe 4.5 për qind të tregut. Xiaomi nuk është në vendin e tretë, siç kanë thënë disa analistë të tjerë, por sipas këtyre figurave është në pozitën e gjashtë me 15 milion njësi të shitura, pak prapa LG dhe mban me 4.4 për qind të tregut.

Në aspektin e sistemeve operative për tremujorin e parë, Android është natyrisht në krye me pjesëmarrje prej 77 për qind, e ndjekur nga iOS në 18 për qind. Windows Phone ka vetëm 3 për qind të tregut. Për ta konfirmuar pozitën e saj në treg, Samsung sot ka prezantuar edhe variantin më të ri të Galaxy S6, atë të dedikuar me pamjen dhe ndërfaqen e Iron Man. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button