Teknologji

Samsung sjell dy telefona të rinj inteligjentë

samsungSamsung sjell dy telefona të rinj inteligjentëPas tremujorit të fundit që ishte jo shumë i suksesshëm, Samsung po mundohet të impresionojë konsumatorët me prezantimin e dy telefonave të rinj inteligjentë me cilësi të lartë në muajt e ardhshëm.  Zëvendës presidenti i divizionit të pajisjeve mobile të Samsung-ut, Hyun-Joon Kim, njoftoi se pajisja do të jetë risi dhe do të përmbajë një ekran më të madh. Gjatë një konference, i pyetur nga analistët, Kim tha se telefoni i dytë “do të jetë model i ri shumë atraktiv me materiale dhe ekrane të reja”. Modelet me parametra mesatarë do të prezantohen së bashku me pajisjet me cilësi të lartë në mënyrë që të konkurrojë me kompanitë rivale.  Duke pasur parasysh detajet e pakta që kemi, si duket kompania koreano-jugore do të fokusohet tek linja e saj Galaxy Note. Ka shumë mundësi që të përfshihet edhe teknologjia e ekranit të lakuar në pajisjet e saj, siç qe njoftuar më parë nga kompania. CNET raporton gjithashtu se Samsung po mundohet të zgjerojë linjën e saj të pajisjeve që vishen. Duke ofruar produkte të reja së bashku me seritë ekzistuese Gear, kompania shpreson që të ketë më shumë sukses se ora e shumëpritur e Apple-it, iWatch, që do të prezantohet gjithashtu këtë vit, citon krokodili.  Ky lajm vjen pasi Samsung njoftoi një rënie në profit me 25% ndërmjet muajve prill dhe qershor. Analistët pretendojnë se Samsung ka shitur më pak njësi të telefonit inteligjent Samsung Galaxy S5 se iPhone 5 gjatë muajit të parë të daljes në treg. /Balkanweb/

Leave a Reply

Back to top button