Histori

SAS vs SS: Historia e patreguar e sulmit heroik të inteligjencës britanike ndaj kasapëve nazistë

Screen Shot 2015-10-13 at 19.25.02

Ende me uniformat e pastra, në prapavijën e armikut në malet e rajonit Vosges në Fracë, trupat e inteligjencës britanike SAS ishin duke pritur trupat naziste për t’i sulmuar.

Pas disa ditësh qendrimi në hije ata panë një xhip me oficerë nazistë që po afrohej.

Pas tij një i dytë, një i tretë, dhe më tej një karvan i tërë.

Plot 20 xhipa me oficerë nazistë po afroheshin, preja e tyre e preferuar.

SAS kishte ditë të tëra që po e priste këtë çast.

Ata vërshuan mbi armikun duke gjuajtur mbi dy mijë plumba, derisa oficerët nazistë vdiqën dhe në makinat e tyre nuk lëvizte më asgjë.

Operacioni sekret i inteligjencës britanike kishte disa muaj që ishte gatuar.

Dhjetëra trupa të SAS u hodhën me parashutë në territoret e Francës së pushtuar nga gjermanët.

Synimi i tyre ishte i qartë: vrasja e sa më shumë oficerëve nazistë dhe dëmtimi i mjeteve të tyre.

Ishte një sulm i çmendur, kurajoz dhe i rrezikshëm.

“Kush guxon, fiton”, ishte motoja e tyre.

Por ky aksion kishte një kosto të lartë për SAS.

Gjysma e atyre që u parashutuan në territoret e okupuara nga nazistët në Francë nuk u kthyen kurrë në shtëpi.

Por edhe francezët që ndihmuan trupat e SAS patën një fund të keq.

Qindra prej tyre u rrahën, u torturuan, u dërguan në kampe përqendrimi dhe u vranë.

Një ndër çuditë e misionit të quajtur “Loyton” ishte kohëzgjatja e tij.

Ishte parashikuar të ishte një sulm i beftë dhe i shpejtë, por zgjati shumë më shumë nga çmendohej.

Trupat e SAS shkatërronin trenat gjermanë, furnizimet në ushqime, veshje dhe armatime, dhe vrisnin oficerët nazistë.

Por shkaku i vonesës së aksionit dymujor të misionit “Loyton” ishte avancimi i ngadaltë i aleatëve.

128 trupat britanike u përballën me 5 mijë ushtarë dhe oficerë nazistë.

Fati i tyre ishte që nuk u tradhëtuan kurrë nga francezët vendas.

Duke parë faktin që nazistët ishin të shumtë në numër SAS u fshehën në malet e rajonit francez.

Nazistët torturuan dhe rrahën për vdekje vendasit duke i pyetur se ku fshiheshin britanikët, por askush nuk foli, askush nuk spiunoi.

Koha po kalonte dhe trupat e aleatëve nuk po vinin. Rrethi sa vinte e ngushtohej për trupat e SAS të udhëhequra nga oficeri 23-vjeçar Henry Druce.

Ishte momenti që të tërhiqeshin, t’ia mbathnin për të shpëtuar nga vdekja e sigurt.

Por ata nuk e bënë. Druce urdhëroi njerëzit e tij të godisnin më fort, dhe të ekzekutonin çdo nazist që u dilte përballë.

Kështu trupat e SAS nisën sulme të reja, duke bombarduar makinat e nazistëve, duke vendosur mina në tokë dhe duke sulmuar karvanet e vegjël gjermanë.

“Fast and Furious” kishte qenë gjithmonë karakteristika e trupave SAS.

Por jo gjithçka shkoi sipas planeve.

Teksa kapiteni Druce me trupat e tij po ktheheshin nga një sulm hasën me një grumbull nazistësh që u kishin ngritur pritë.

Për një moment ata u gjendën përballë nazistëve duke parë njëri-tjetrin në sy.

Druce u tregua gjakftohtë duke reaguar i pari.

Përleshja e përgjakshme me mitralozë la të vdekur disa ushtarë të SAS dhe 20 nazistë.

Sulmet e befasishme të SAS vijuan në ditët në vazhdim duke eleminuar 13 kamionë me ushtarë nazistë.

Fuqia goditëse dhe befasia me të cilat Sas kryente sulmet bëri që gjermanët të thoshin se ishin mijëra trupa britanikë që sulmonin.

Por ishte thjesht një justifikim i tyre për fuqinë shkatërruese të SAS të cilët nuk ishin më shumë se 50 trupa gjatë sulmeve që kryenin.

Por natyrisht që pati edhe shumë humbje nga trupat britanikë. Disa u vranë gjatë sulmeve ndërsa disa të tjerë ranë në duart e armikut dhe nuk u mor vesh kurrë se ku përfunduan.

Koha kalonte, tetori erdhi dhe trupat e aleatëve nuk po dukeshin gjëkundi.

Trupat e SAS u izoluan dhe ishin vazhdimisht në presion duke u detyruar të fshihen ku të munden.

Erdhi dimri dhe reshjet e dëborës shtuan lodhjen në trupat britanikë të cilët ishin të keqveshur dhe të uritur.

Ata po hynin në një fazë ku nuk do të kishin më aftësi për të luftuar.

Shpesh trupat gjermane ishin aq afër gjetjes së SAS sa ata dëgjonin zhuramt e qenërve dhe bilbilat e nazistëve që afroheshin.

Një mëngjes të ftohtë dimri ata u rrethuan nga nazistët dhe rezistuan deri në fishekun e fundit duke zgjatur luftimin për orë të tëra.

I dëshpëruar, kapiteni Druce u dha urdhër 40 trupave të mbetur më të që të shpërndaheshin dhe të gjenin rrugën si të mundeshin për të shkuar te forcat aleate.

Udhëtimi ishte plot rreziqe dhe i vështirë, edhe për shkak të motit dhe lodhjes fizike.

Një pjesë e ushtarëve u kapën dhe u varën nga Gestapo.

Pjesa më e madhe e ushtarëve arritën të shpëtonin dhe të gjenin trupat aleate amerikane.

Operacioni përfundoi kështu në dimrin e ftohtë francez por me një kosto shumë të lartë.

Vetëm 46 britanikë në total ja dolën të mbijetonin ndërsa 82 u vranë nga nazistët.

Përveç tyre qindra francezë që u erdhën në ndihmë u vranë apo u dërguan në kampe përqendrimi. / Marrë me shkurtime nga Daily Mail – TemA

Leave a Reply

Back to top button