Horizonti.al

VIDEO / Sekrete magjistarësh, të shpjeguar: Arratisja nga vdekja e Hudinit

Screen Shot 2016-04-13 at 11.59.00Në këtë numër të shkëlqyer, që u realizua në një Kazino, Kris Angel vendoset brenda një xhakete të lidhur fort dhe ngrihet në ajër me kokën poshtë. Detyra e tij është që të clirohet.

Por nuk është kaq! Ai është në një situatë shumë më problematike. Ai ka edhe një peshë 50 kg që i varet nga qafa.

Arratia nga Vdekja e Hudinit është një prej numrave më të vështirë dhe të rrezishëm për cdo magjistar. Krisit iu desh të përpiqet fort, por në fund ia doli. Poshtë videos lexoni shpjegimin se si arriti.

SHPJEGIMI

Atëherë, a ishte një “hile” apo reale? Gjithcka u bë “live”, kështu që e dimë që ai e bëri vërtetë. Po a kishte ndonjë truk?

Si zakonisht, përgjigja është po: në performancën e tij kishte edhe hile. Pika kryesore e këtij iluzioni është që të krijojë përshtypjen e rrezikut. Krisi kishte një sfidë të vështirë, dhe ai nuk e di në do ia dalë – mund të vdesë gjatë arratisë. Sigurisht që e gjithë kjo është iluzion. Krisi është krejt i përgatitur dhe e di që nuk është aspak në rrezik. Nuk rrezikoi vërtetë jetën. Këtë dyshim duhet ta keni të gjithë tashmë: Si ka mundësi që hyn në gjithë këta numra të rrezikshëm dhe del gjithmonë i gjallë? Pyesni veten: është vërtetë me fat, apo këta numra nuk janë aq të rrezikshëm?

Sigurisht, pesha nuk është vërtetë e varur nga qafa e tij, ajo është e lidhur diku në xhaketë. Po kështu, nuk është aq e rëndë sa duket.

Po xhaketa? Duhet të jetë e vështirë t’i ikësh asaj, apo jo? Në fakt jo. Mund të kesh pak problem, por Krisi është praktikuar prej vitesh dhe mund ta bëjë edhe në gjumë. Apo qëndrimin në ajër. Nuk është sfidë e rëndë për të, dhe ai është absolutisht me vetëbesim. Eshtë më e lehtë nga sa duket./bota.al

Leave a Reply

Back to top button