Horizonti.al

Sekretet e errëta të Perandorisë Otomane: Haremi

Screen Shot 2016-07-19 at 09.55.40

Ndoshta gjëja më e tmerrshme në pallatin Topkapi ishte Haremi Perandorak. Ai përbëhej nga deri 2000 gra, shumica prej të cilave të blera apo rrëmbyera si skllave, që shërbenin si gra apo konkubina të SUlltanit. Ata mbaheshin të mbyllura, dhe nëse një burrë u hidhte sytë, kjo ishte vdekja e tij.

Vetë Haremi ruhej dhe drejtohej nga Kryeeunuku i Zi, i cili me kalimin e kohës e shndërroi pozicionin e tij, në një prej forcave më të pushtetshme të Perandorisë. Kushtet në vetë haremin varionin, ndonëse ka pak informacion për ngjarjet brenda mureve. Thuhet se aty ka patur kaq shumë konkubina, saqë disa prej tyre as nuk arrinin ndonjëherë ta shihnin Sulltanin. Të tjera ia dilnin të fitonin edhe ndikim në drejtimin e punëve të Perandorisë.

Sulejmani i Madhërishëm ra çmendurisht në dashuri me një polake të quajtur Rokselana, u martua me të, dhe e bëri kryekëshilltare. Ndikimi i Rokselanës ishte kaq i madh, saqë një Vezir i Madh dërgoi piratin Barbarosa në një mision të dëshpëruar, për të rrëmbyer bukurinë italiane Giulia Gonzaga, me besimin se vetëm ajo do të mund t’i afrohej sharmit të Rokselanës. Plani u zbulua nga një italian i guximshëm, i cili hyri në shtëpinë e Giulias dhe e mori me kalë, përpara se të vinin piratët.

Pasi e falënderoi që e shpëtoi, Giulia thuhet se kërkoi që ai të vritej, për shkak se e kishte parë me këmishë nate, një veprim që e bëri të fitojë admirimin e gjithë Italisë. Kosem Sultan arriti edhe më shumë ndikim se sa Rokselana, dhe me kalimin e kohës edhe udhëhoqi perandorinë në emër të birit apo nipit. Por, ajo ndeshi në nusen e saj, Turhan, e cila urdhëroi që vjehërra të mbytej me një perde, përpara se t’i merrte vendin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button