Shkence

Sekretet e fundit të Udhës së Qumështit

screen-shot-2016-10-27-at-18-03-25

Sipas zbulimeve të fundit galaksia jonë ushqehet me të tjera galaksi më të vogla dhe i tërheq drejt vrimës së zezë që drejton bërthamën e saj. Edhe pse gjeografia e Udhës së Qumështit është akoma e panjohur, astronomët llogarisin se ajo po zgjerohet mes 120.000 dhe 180.000 vite dritë përreth vrimës së zezë së Shigjetarit A. Dielli ndodhet në një strukturë të vogël të quajtur krahu i Orionit, mes krahëve të Shigjetarit dhe Perseut, 26 000 vite dritë nga bërthama. Aty po zhvillohet një aktivitet i çmendur, po krijohen më shumë yje se në periferitë e galaktikës ku jetojmë dhe më masivet e tyre i shpërthejnë shtresat e jashtme në formën e erërave të dhunshme. E gjithë zona përshkruhet nga valë supersonike, produkt i shpërthimeve gjigande të atyre yjeve që janë në fund të jetës se vet me masë shumë herë më të madhe se Dielli. Para katër dekadash nuk njihej ky spektakël piroteknik, por avancimet në radioastronomi dhe astronominë me infra të kuqe ndryshuan vizionin tonë të qendrës së galaktikës. Mjaft e bukur, e madhe dhe simetrike, Udha e Qumështit duket një produkt i përfunduar, por vitet e fundit zbuluam se akoma s’ka përfunduar. Vazhdon të mbledhë material kozmik, gëlltit galaksi të vogla dhe të dobëta që i afrohen dhe rrezikojnë të kapen nga forca e saj gravitacionale. Si rezultat një nga hipotezat më të përhapura të momentit është se galaksia jonë dhe shumë si ajo janë rritur falë këtij aktiviteti të ngadaltë, por të vazhdueshëm të koleksionimit. Sot procesi vazhdon edhe pse me ritme të ngadalta. Aktualisht një galaksi e vogël sferoidale po bie sipër diskut të Udhës së Qumështit dhe për fatin tonë të mirë nga ana tjetër ku ndodhemi ne. U zbulua rastësisht në 1994 dhe masa e saj është sa 1 % e tonës. Po zgjatet nga tërheqja e gravitetit të Udhës së Qumështit. Sipas astronomëve mbetjet e saj janë 18.000 vite dritë larg nga galaksia jonë. A do të përfundojë ndonjëherë kjo gllabëritje ndërgalaktike? Jo, të paktën për 4000 milionë vite edhe atëherë galaksia jonë dhe Andromeda do të shkrihen në një përqafim kozmik.

Leave a Reply

Back to top button