Shkence

Sekretet e gjenive / Misteri i savantëve, ose kur handikapi shoqërohet me fuqi speciale

a

Gottfried Mind ishte një djalosh i vogël dhe i vonuar. Nuk dinte të shkruante, nuk kishte as idenë më të vogël mbi matematikën dhe ishte në gjendje të shprehte vetëm koncepte bazë. Një ditë (jemi në fundin e 700), duke vëzhguar piktorin Sigmund Hendenberger teksa pikturonte një skenë fshati, u ndal në një detaj dhe tundi kokën: “Kjo nuk është mace”, tha. Piktori buzëqeshi dhe i dha në dorë lapsin. Djaloshi nuk u impresionua. Dhe bëri një kryevepër.

Idioti i ditur

Mind, që më vonë u bë për të gjithë Rafaelo i maceve, ishte një idiot savant, një term që do të futet një shekull më vonë nga mjeku John Landon Doën (i njohur sepse i ka dhënë emrin sindromës që lidhet me trisominë e kromozomit 21) për ata individë që, përvec disa aftësive shumë të zhvilluara, kanë përgjithësisht aftësi mendore më të vogla se sa mesatarja. Savant (mbiemri idiot u braktis shumë shpejt) ishin edhe binjakët njujorkezë George dhe Charles Finn, që kanë jetuar në shekullin e kaluar dhe që janë mbiquajtur “kalendarët njerëzorë”: ishin në gjendje të thonin se në cilën ditë të javës qëllonte cfarëdolloj date në një hapësirë kohe prej tetëdhjetë mijë vitesh; arrinin vec të tjerash të kujtonin kushtet meteorologjike të cdo dite të jetës së tyre. Për nëse i pyesje “sa bëjnë dy edhe dy”, qëndronin të heshtur, dhe shihnin përreth të hutuar.

Savant ishte edhe “I verbëri Tom” Ëiggins, një afro amerikan i verbër dhe i vonuar mendërisht që megjithatë i binte pianos si një virtuoz i pakrahasueshëm: i mjaftonte të dëgjonte një melodi vetëm një herë për ta riprodhuar pastaj në mënyrë të përsosur.

Kujtesë e mrekullueshme

Superfuqia më e shpeshtë mes Savant-ëve, ka qenë gjithmonë kujtesa: që nga kujtimi deri në perfeksion i të gjithë rrjetit të autobusëve të një qyteti deri tek memorizimi i faqeve të tëra të listave telefonike, e deri në ripdohimin e itinerarëve të përshkuar gjatë udhëtimeve të ndryshëm, duke përfshirë edhe kthesat djathtas apo majtas. Më i famshmi ka qenë ndoshta Kim Peek (që ndërroi jetë në 2009), i cili ishte në gjendje të kujtonte fjalë për fjalë librat që lexonte (me një shpejtësi mbresëlënëse). Vec të tjerash kryente llogaritje komplekse në një kohë shumë të shkurtër. Ishte pikërisht historia e tij që frymëzoi personazhin e Raymond Babbit në filmin Njeriu i Shiut, i cili i dha një Oscar interpretuesit të tij, Dustin Hoffman.

Shpjegime

Por prej nga vijnë këto superfuqi? Në të kaluarën mendohej që këto aftësi të jashtëzakonshme ndoshta ishin një dhuratë nga Perëndia që u jepte personave ë lindur pa fat. Sot, hipotezat janë të tjera.

Aftësitë e kujtesës dhe ato matematikore në disa raste duket se jan ët kushtëzuar nga aftësia për të shoqëruar ngjyra dhe emocione me informacione “të ftohtë” si numrat: është e ashtuquajtura sinestezia, një gjendje e rrallë që sjell kontaminimin e shqisave. Më në përgjithësi mendohet se kush lind me aftësinë e kujtesës së rrallë ka prirjen të zhvillojë edhe aftësi të tjera: tek shumë savant-ë është vërejtur një dëmtim në hemisferën e majtë, e cila lidhet me arsyetimin logjik dhe gjuhën, gjë që mund të kompensohet me një fuqizim të hemisferës së djathtë, më kreative, më muzikore dhe e pajisur me dhunti hapësinore.

Një pikë nisje për të tentuar një shpjegim është fakti që të paktën në gjysmën e rasteve, savant-ët vuajnë nga autizmi. Në themel të kësaj gjendjeje mendohet të jetë aftësia për të kuptuar përmes imitimit: pra, kush vuan nuk e ka prirjen natyrore për të nxënë si të tjerët dhe kështu është i detyruar të zhvillojë strategji alternative të të nxënit. Nuk është rastësi që “ishujt” e inteligjencës superiore duket se janë të përqëndruar në sektorët që mund të fuqizohen pa ndërvepruar me askënd (kujtesa, muzika, piktura, sensi i kohës…)

Gjeni apo Savant-ë?

Kjo vlen mbi të gjitha për sindromën e Asperger, ajo formë e autizmit në të cilën kompromentohen aftësitë sociale por jo aftësitë perceptuese dhe konjitive. “Asperger”-ët janë të tërhequr prej arsyetimit abstrakt, si ai matematik, dhe nga të gjithë veprimtaritë që synojnë të rendisin gjërat, si klasifikimet. Në të kundërt janë të painteresuar për ndërveprim me qenie të tjera nejrëzore, mesazhet e të cilëve, shpesh të bazyar në kuptime të dyfishtë dhe lojë fjalësh, janë të pakuptueshëm për ta. Eshtë e lehtë të nuihasësh që, me një botë mendore kaq të ndryshme, truri do të ndjekë një rrugë të paparashikueshme, deri në atë pikë sa të zhvillojë aftësi që mund të duken si superfuqi.

Sipas disa spekulimeve mendohet të kenë qenë të prekur nga sindroma e Asperger disa prej gjenive më të mëdhenj të të gjithë kohërave, mes të cilëve Isaac Neëton në Shtatëqindën dhe Albert Einstein në Nëntëqindën, biografitë e të cilëve zbulojnë aftësi të jashtëzakonshme të lidhura me një prirje shumë të rrallë sociale. Pothuajse me siguri ka vuajtur prej saj kimisti skocez Henry Cavendish (1731-1810). Thuhet se hapte muret për të kaluar nga një dhomë e shtëpisë në tjetrën pa u vënë re./Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button