Enciklopedike

Sekretet e murosura

Screen Shot 2015-06-18 at 6.36.47 PM

Ata ishin tepër sekrete, por në vend se të shkatërroheshin, shërbyen për të mbyllur dritaret dhe mbrojtur nga i ftohti. Janë shënimet e një ekipi dëshifruesish britanikë, që në Luftën e Dytë Botërore, zbuluan kodin nazist Enigma, duke ndihmuar kështu në fitoren e aleatëve.

Grupi u drejtua nga matematikani Alan Turing, të cilit së fundi i është dedikuar edhe filmi “Lojë e imituar”. I pagabueshëm. Në vitin 1939 në Bletchey Park, 75 km në perëndim të Londrës, në zyrat e një njësie angleze të kriptanalizës, filloi lufta kriptografike kundër gjermanëve, sistemi i të cilëve Enigma dukej i pamposhtshëm.

Por në vitin 1942 makina Bombë,  e projektuar nga Turing, filloi të dëshifrojë mijëra mesazhe në muaj. Matematikanit, i njihet merita për metodën (banburizmi), që mori emrin e vetë letrës së përdorur, prodhuar në Banbury në Oksfordshajër.

Dëshifruesit hapnin vrima (mesazhe të koduara) në dy fletë dhe i rrëshqisnin njëra mbi tjetrën deri sa të përputheshin. Në këtë mënyrë, ata kuptuan parametrat e motorit të Enigmës, që ndryshoheshin çdo ditë. Pikërisht ato fletë, me kaq shumë shënime, u rizbuluan në vitin 2013 gjatë një ristrukturimi:nga shkurti i këtij viti gjenden të ekspozuara në Bletchey Park./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button