Historia e pabesueshme e një prej mrekullive të krijuara nga dora e njeriut. Shumë pretendojnë se Mauzoleumi i perandoreshës Mughale, Mumtaz Mahal, në Agra është ndërtesa më elegante në botë. Është gjithashtu shprehja më e madhe e dashurisë së një burri, që është bërë ndonjëherë?
Që nga larg, pamja është një bashkëveprim gjithmonë magjik midis lumit, qiellit, dritës së diellit dhe dritës së hënës, me format e ndryshme dhe ndërtimet. Nga fundi i kopshtit, me Taj-in e reflektuar në kanalin qëndror, duket se pluskon i lirë nga themelet e tij. Shkrimtarë të panumërt janë përpjekur të gjejnë fjalët për ta përshkruar pamjen – e ftohtë, e padhunueshme, si ëndërr, dhe eterike janë mbiemra të shumëpërdorur. Një poet e quajti “një poemë në gur, një pikë loti në faqen e kohës”
Shahu Jahan, i shpallur sunduesi i pestë i Perandorisë Indiane të Mughalit në vitin 1628, ishte shumë i zoti në rolin e tij si udhëheqës, pjesërisht për arsye se në një botë intrigash dhe lufte, ai këshillohej më së miri nga gruaja e tij e dashur, Arjumand Banu, e njohur ndoshta më mirë prej titullit që i dha i shoqi…