Analiza

SEKRETET / Si ndodh ndryshimi

 

Në një ekstrakt nga libri i tij i ri, Dankan Grin, zbulon se si ndodh në fakt ndryshimi – dhe çka nënkupton ai

screen-shot-2016-11-25-at-09-16-02

Nga Dankan Grin*

Tërmetet politike dhe ekonomike, janë shpesh të papritura dhe të paparashikuara, pavarësisht nga ekspertët e rremë që më vonë pretedojnë se i kishin parashikuar të gjitha ato – merrni rënien e Murit të Berlinit, krizën globale financiare të vitit 2008, apo Pranverës Arabe (dhe që u pasua me dimrin). Madje edhe në nivel personal, ndryshimi është kryesisht i paparashikueshëm: sa prej nesh mund të thonë që jetët tona kanë shkuar sipas planeve kemi pasur kur qemë 16-vjeçarë?

Misteri thelbësor i të ardhmes, përbën një sfidë të madhe për aktivistët. Nëse ndryshimi është i shpjegueshëm në pasqyrën e pasme, si mund të parashikojmë ne ndryshimet e ardhshme që kërkojmë, le më pastaj t’i arrijmë ato? Si mund të jemi të sigurtë që propozimet tona do t’i përmirësojnë gjërat, dhe të mos bjemë viktima të pasojave të paqëllimshme? Njerëzit përdorin shumë koncepte për t’u ballafaquar me pyetje të tilla. Unë i gjej termat “sisteme” dhe “kompleksitet”, si dy nga më të dobishmet.

Një “sistem” është një grup i ndërlidhur i elementeve të organizuara në mënyrë koherente, në mënyrë që të arrihet diçka. Ai është më tepër se sa shuma e pjesëve të saj:një trup, është më shumë se sa …

[real3dflipbook id=”1395″]

Leave a Reply

Back to top button