HistoriMistere

Sekreti i fundit i Carit të fundit të Rusisë

sekreti

Të flisje për vrasjet e Romanovëve ishte një temë tabu në Bashkimin Sovjetik. Gjithësesi, në vitin 1976, producenti kinematografik Geli ryabov dhe etnografi Alexander Acdonin i hynë punës për gjetjen e varreve të tyre. Ata kishin folur me të birin e Yakov Yurovskyt, Alexander, i cili iu dha një ese që babai i tij kishte shkruajtur, në lidhje me ekzekutimin që u kish bërë anëtarëve të familjes, dhe zhdukjen më pas të trupave. Ata kishin lexuar gjithashtu zbulimet e Nicholas Sokolovit, i cili ishte ngarkuar të hetonte fatin e Romanovëve në vitin 1919, si dhe një ditar të shkruajtur nga një zyrtar bolshevik, Pavel Bykov, i botuar në vitin 1926 nën titullin: “Ditët e fundit të Carit”.

Në maj të vitit 1979, Ryabovi dhe Avdonini gjetën eshtra njerëzish në pyllin Koptyaki, pranë fabrikës së Isestkut, afro 12 milje larg nga Jekaterinburgu. Ata nxorrën tre kafka. Megjithatë, nga frika e pasojave për zbulimin që sapo kishin bërë, ata i mbajtën të fshehta zbulimet e tyre dhe një vit më vonë, i rinxorrën kafkat. Ryabovi e pranoi sekretine tyre në vitni 1989.

Dy vjet më vonë, me mbështetjen e Boris Jelsinit, një grup arkeologësh nisën që të punojnë në vend. Prej aty u nxorrën 9 trupa. Arkeologia Dr. Koryakova kishte zhvarrosur shumë trupa, por siç deklaroi ajo për The Sunday Times, kurrë nuk kishte patur eshtra “kaq të dëmtuara, kaq të dhunuara”. Ekzekutorët kishin përdorur acid mbi trupat, në përpjekje për të fshehur identitetin e tyre. Megjithatë, duhej të ishin 11 trupa, por aty u gjetën vetëm nëntë. Hetuesit konkluduan se mungonin ata të Alexeit dhe Marias. Për pak kohë, disa thanë se femra që mungonte ishte Anastasia, duke shtuar kështu zërat se ajo kishte mbijetuar. Në korrik 2007, dy trupa të tjerë u gjetën 70 metra larg prej varrit masiv, dhe testet e ADN-së konkluduan se ishin Alexei dhe Maria.

Kisha Ortodokse nuk i njohu kurrë eshtrat si ato të familjes mbretërore, dhe kur u varrosën në Katedralene  Pjetrit dhe Palit në Shën Petërsburg në vitin 1998, prifti shmangu përmendjen e emrave të tyre teksa kryente ritet e funeralit. Në shtator 2015, komiteti investigues i Rusisë e rihapi çështjen e vrasjeve, pasi Kisha kërkoi teste të mëtejshme të eshtrave. Arsyet për skepticizmin e përhershëm të Kishës mbeten një burim i pashtershëm debati./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button