Psikologji

Sekreti i “Sekretit”: Pse libri i Rhonda Byrne, ka fuqinë të ndryshojë jetën

Që nga momenti kur libri “Sekreti” u botua e deri në ditët e sotme, shumë prej klasifikimeve e rendisin në krye të listës së librave që mund të të ndryshojnë jetën dhe botëkuptimin, pasi i lexon. Fuqia e tij qëndron në teorinë se “Neve na ndodh ajo gjë që e kërkojmë përmes mendimeve tona”. Pra, me pak fjalë. Nëse ne ndihemi keq, jemi vetë ne që i kemi lejuar mendimet negative të na pushtojnë mendjen tonë dhe, nëse ne ndihemi mirë, atëherë në mendjen tonë po kalojnë vetëm mendime pozitive. Ndërkohë veçantia e këtij libri qëndron edhe në faktin se çdo histori e përfshirë në të, është reale dhe mund të vërtetohet nga çdokush prej nesh, nëpërmjet kërkimeve të thjeshta në internet. Optimizmi i përcjellë përmes këtij libri, është maksimal, ndaj më poshtë po ju sjellim disa nga paragrafët më të bukur të tij.

“Kur dëshiron të tërheqësh diçka në jetën tënde, sigurohu që veprimet të mos kundërshtojnë dëshirat e tua. Mendo për atë që ke kërkuar dhe sigurohu që veprimet e tua të jenë një reflektim i asaj që pret të vijë në jetën tënde, pra të sigurohesh që nuk je në kontradiktë me atë që kërkon. Vepro sikur po e merr atë që kërkon. Bëj ato gjëra që do të bëje, nëse ajo dëshirë do të plotësohej që sot dhe ndërmerr veprime që të reflektojnë atë që ti po kërkon në jetën tënde”.

“Ji falenderues për ato që ke në jetë. Ndërkohë që ti nis të mendosh për gjërat që ia vlen të jesh falenderues në jetë, do të habitesh nga gjithë mendimet që do të pushtojnë mendjen tënde lidhur me sa shumë gjëra ke në jetë dhe për të cilat ti duhet të jesh mirënjohës që i ke. Duhet thjesht të vendosësh ti se kur të nisësh të mendosh vetëm për ato gjëra, në mënyrë që ligji i tërheqjes të sjellë më shumë gjëra të tilla në jetën tënde”.

“Përqendrohu në gjërat që të falin kënaqësi. Bëj gjërat që të bëjnë të ndihesh mirë. Duaje veten, si brenda dhe jashtë. Gjithçka do të ndryshojë në jetën tënde, kur ti të ndryshosh mënyrën se si ndihesh përbrenda. Lejo universin të të japë çdo gjë që ti meriton, duke u sjellë si një magnet për to. Në mënyrë që të jesh si një magnet për të tërhequr gjithë gjërat që dëshiron, duhet së pari të jesh një magnet dashurie për veten dhe për të tjerët”.

“Jeta jote tashmë është një reflektim i mendimeve të tua në të shkuarën. Kjo përfshin mendimet pozitive, por edhe ato që ti i konsideron negative. Për aq kohë sa ti tërheq në jetën tënde ato gjëra që i mendon më shpesh, është shumë e thjeshtë të kuptosh se çfarë mendimesh ke pasur në një periudhë të caktuar të jetës tënde, sepse çdo gjë ka qenë në varësi të asaj që ke përjetuar. Të çdo gjëje që ke perjetuar deri tani!”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button