Personazhe

Selena Gomez më e fortë se kurrë. Falenderon mikeshën që i dhuroi veshkën, duke i shpëtuar jetën.

Selena Gomez u shpall “Femra e vitit” në Billboard 2017. Ishte diçka që pritej. Këngëtarja vuan prej vitesh nga sëmundja e Lupusit Eritematoz Sistemik, një sëmundje autoimune që me avancimin e saj, prek shumë prej organeve dhe i dëmton ato. Më të rrezikuara në stadet e avancuara bëhen veshkat, të cilat e humbasin funksionin e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Selena Gomez, e cila, me sa duket, ka arritur në stade vërtet të avancuara të sëmundjes së saj, përderisa e pati të nevojshme të bënte transplant veshke për të siguruar mbijetesën. Shumë mjekë reumatologë në mbarë botën habiten se si ajo qëndron ende në këmbë dhe bën muzikë, frekuenton shumë aktivitete, është aktive në rrjetet sociale, kur shumë të sëmurë të tjerë më lupus as që dalin prej shtëpisë.

Por me sa duket, ajo është shumë e fortë dhe e vendosur për ta luftuar siç duhet sëmundjen e saj. Së fundmi, vajzën më të ndjekur të Instagramit e kemi parë në programin Billboard 2017 dhe ka shkëlqyer në çdo aspekt : në sjellje, në veshje, si dhe në fjalimin që mbajti. Ajo u nderua me çmimin “Femra e vitit”, si çmimi më i rëndësishëm që jepet çdo vit nga Billboard. Selena e hapi fjalimin e saj e përlotur, me fjalët : “Mendoj se Francia e meriton këtë çmim. Ajo më shpëtoi jetën… Unë ndihem shumë me fat”. Duke falenderuar kështu mikeshën e saj, Francia Raisa, e cila dhuroi veshkën e saj vetëm për t’i shpëtuar jetën këngëtares dhe aktores së famshme.

Selena u shpreh se ka kaluar vërtet kohë të vështira përgjatë transplantit, por ndihet shumë e lumtur që gjithçka shkoi mirë dhe u shpreh shumë falenderuese ndaj gjithë njerëzve që i janë gjendur dhe i gjenden pranë duke e besuar dhe duke e mbështetut, edhe në ditët e vështira kur ajo ka humbur besimin tek vetja. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button