Enciklopedike

Sëmundja misterioze, që ka vënë në gjumë fshatin në Kazakistan

image

image

Një fshat i tërë në Kazakistan vuan nga një sëmundje misterioze,por duket se shkencëtarët kanë zbuluar shkakun e saj. Prej disa vitesh njerëzit në fshat binin në gjumë për ditë ë të tëra dhe ekspertët thanë se kjo gjedje shkaktohej nga ”uji i tepërt në tru”.
Në fshatin Kalachi simptomat e sëmundjes u shfaqën që në vitin 2010.
Duke ekzaminuar njerëzit në fshat në gjendjen e quajtur ‘Hollow Sleepy’, eksperti mjekësor, Doktor Egor Korovin do të shprehej: “Në terma mjekësore ata janë duke vuajtur nga encefalopatia, një çrregullim i trurit, por shkaku është i paqartë.

Scanerat kanë treguar që shumë nga të sëmurët kanë akumulim të tepërt të lëngjeve në trurin e tyre.
Pas katër vitesh ekzaminime dhe mijëra testeve, shkencëtarësh kanë zbuluar përfundimisht shkaqet e sëmundjes, prapa të cilave fshihet gazi i radonit.
Profesor Leonid Rikhvanov nga Departamenti i Gjeo-ekologjisë dhe Gjeo-kimisë tha: “Ne eliminuam infeksionet virale dhe bakteriale dhe rezultatet e fituara nga testit përjashtuan edhe mundësinë e sëmundjes nga rrezatimi gjithashtu.
“Fshati është ndërtuar në afërsi të ish-minierave të uraniumit gjatë kohës sovjetike që tani janë braktisur, të cilat edhe pse nuk lënë rrezatim në nivele të rrezikshme sërish gjurmët mbeten.
Radoni është një element kimik radioaktiv dhe është një gaz pa ngjyrë,, pa erë dhe pa shije.
Prof Rikhvanov tha: “Minierat lënë hapësira të hapura nëntokësore, të cilat ishin mbushur me ujë ngadalë dhe kjo ka nxjerrë gazin përmes ujit në sipërfaqe.

Gazi radon ka një efekt toksik që shtyn një person si në një gjendje ëndërre dhe personi pastaj bie në gjumë.

Alsu Shjeladeva, 54 vjeçe e cili jeton në fshat tha për Russia Today se disa burra shkuan të kontrollojnë minierat dhe nuhatën një erë të ëmbël brenda, “por ne kemi frikë se do të biem të gjithë në gjumë”. Përgatiti; J.H/TemA

 

 

Leave a Reply

Back to top button