“Femrat janë gjithë gratë, nënat, mikeshat dhe të dashurat. Punojnë brenda dhe jashtë shtëpie, duke bërëndonjëherë më tepër nga meshkujt, për të dëgjuar më vonë të cilësohen si seksi më i dobët. Femrat mendojnë më tepër për zgjidhjet, se sa për vetë problemet. Për këtë arsye dashurojnë, vuajnë, bien dhe ngrihen. E bëjnë gjithçka me pasion, me bujari, me sinqeritet dhe ndonjëherë me inat vetëm e vetëm për t’ia dalë mbanë.
Femrat nuk e humbasin asnjëherë dinjitetin dhe buzëqeshjen. Vetëm ato e dinë se si të rilindin më të forta se më parë, pas çdo zhgënjimi. Dinë të shkojnë kundër rrymës, sepse ndihen të lira. Dinë edhe të ndjekin rrugë të vështira, plot me kthesa, dhe nuk dorëzohen asnjëherë. Përherë mundohen t’i shkojnë gjërave deri në fund, sidomos atyre që vërtet u interesojnë.
Në fund, ndihen krenare me arritjet e tyre, krenare me veten dhe përpjekjet e bëra. Sepse të tilla janëfemrat. Të thjeshta, të veçanta, një forcë e vërtetë e natyrës. Kanë vetëm një defekt. Ndonjëherë nuk e kuptojnë se sa të rëndësishme janë. Ndonjëherë nuk e kuptojnë se sa të veçanta e të pazëvendësueshme janë. Ndonjëherë nuk e kuptojnë se jeta nuk do të ishte jetë pa to”. – Agostino Degas
Është për të ardhur keq ndonjëherë që edhe pse mundohen më tepër se meshkujt, ende ka vende pune qëfemrat i paguajnë më pak. Është për të ardhur keq që edhe pse bëjnë punë, nga të cilat paguhen, femrat duhet edhe të bëjnë punë shtëpie, sepse nuk është traditë në vendin tonë që këto punë t’i bëjnë meshkujt. Është për të ardhur keq që mundohen kaq shumë, dhe shoqëria i vlerëson kaq pak…