Analiza

Serbia nuk ka politikë të jashtme koherente

Një intervistë me Jelena Miliç, analiste politike dhe Drejtore e think tank-ut “Center for Euro-Atlantic Studies”, në Beograd

Presidenti serb Nikoliç përfaqëson akoma këtë mënyrë të menduari të “shkollës së vjetër”, se Serbia nuk mund ta tradhëtojë Rusinë apo t’i refuzojë kërkesat e saj. Për mua, një gjë e tillë është më shumë rezultat i një presioni rus, sesa vullneti i vërtetë serb për të përmbushur shpresat e Rusisë

Screen Shot 2015-06-15 at 09.40.59

Presidenti serb Tomislav Nikoliç dhe ushtarë serbë morën pjesë në paradën ushtarake e Ditës së Fitores së këtij viti në Moskë. Shumica e udhëheqësve të tjerë europianë refuzuan ta vizitojnë Moskën me 9 maj, duke mbajtur në mendje tensionet në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit. Nga perspektiva e afrimit të saj me Bashkimin Europian, çfarë do të thotë kjo për Serbinë?

Pikë së pari, kjo nënkupton se Serbia nuk ka jo vetëm një politikë të jashtme koherente, por as edhe një strategji për politikën e jashtme të saj. Kjo nuk mund të interpretohet si një orvatje për të “luajtur me dy porta” – të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Perëndimin në të njëjtën kohë. Ajo çka është e rëndësishme është se Presidenti serb nuk është përgjegjës për politikën e jashtme; ai vetëm përfaqëson Serbinë. Politika e jashtme modelohet nga qeveria, ndërsa Presidenti është në krye të ushtrisë si Komandant i Përgjithshëm i saj. qe një vendim ekzekutiv i Presidentit për të dërguar trupat serbe që të merrnin pjesë në paradë, megjithëse ka pasur disa sugjerime…

[real3dflipbook id=”285″]


BKT Reklama

Leave a Reply

Back to top button