Enciklopedike

SERIA Histori “gënjeshtare”: Lady Godiva dilte në xhiro mbi kalë krejtësisht lakuriq

 

Screen Shot 2015-06-18 at 21.09.08

Ndërkohë legjenda, e lindur në epokën mesjetare: Lady Godiva, e lindur në mesin e shekullit XI, ishte bashkëshortja e Leofric, kont i Mersias dhe zotëri i Conventryt në Britaninë e Madhe. Ai i ngarkonte të nënshtruarit e tij me taksa shumë të rënda ndërkohë që gruaja fisnike përpiqej që ta bindte që t’i reduktonte. Në fund Leofric pranoi, por vetëm me kushtin që bashkëshortja e tij të përshkonte lakuriq mbi kalë rrugët e Conventryt. Ajo nuk u tërhoq dhe e bëri këtë e mbuluar vetëm prej flokëve të saj të gjatë. Taksat u zhdukën përvec asaj mbi kuajt. Gjithcka (apo pothuajse) e shpikur, sipas historianëve. Thashethemnaja mendohet të jetë një jehonë e riteve shumë të përhapur në Britaninë e Madhe, si për shembull ai i pjellorisë, ku shoqërohej një vajzë krejt lakuriq e hipur mbi një gomar. Ndërkohë është e vërtetë që në Conventry, në kohën e Lady Godiva, taksoheshin vetëm kuajt./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button