Enciklopedike

Seria: Histori “gënjeshtare”: Tomas Edison shpiku llampën

 

Screen Shot 2015-06-26 at 11.46.12

Llampës inkandeshente shpesh herë i bashkëngjitet emri i shpikësit të madh amerikan Tomas Alva Edison (1847-1931). Por ka edhe një tjetër “baba” kjo shpikje që sot është i harruar. Eshtë piemontezi Alessandro Cruto (1847-1908). Në 5 mars të vitit 1880, në laboratorin e fizikës të Universitetit të Torinos, Cruto ndezi për herë të parë llampën e tij duke vënë në punë një filament të shpikjes së tij që ishte ende e panjohur për Edison. Ndërkohë, ky nuk kishte aspak dijeni për punën që po kryente paralelisht shkencëtari. Llampa rezultoi shumë më eficiente nga ajo e realizuar vetëm pesë muaj më herët nga Edison (500 orë jetëgjatësi krahasuar me 40 orët e shpikjes së kolegut të tij amerikan). I lindur në Piosassco, jo shumë larg nga Torino, Cruto nisi studimet tekno industriale dhe që në moshë të re nisi të konsolidojë reputacionin e tij si shkencëtar dhe shpikës. Në laboratorin e tij vuri në punë njërin pas tjetrit një sistem gradimi për termometra. Në vitin 1879 kaloi në studimet e energjisë elektrike, atëherë në fillimet e tyre. Atë vit Cruto kishte asistuar në Torino në prezantimin e prototipëve Edison, që fizikani dhe inxhinieri Galileo Ferraris i kish paraqitur thjeshtë si një kuriozitet, duke patur parasysh limitet e tyre në funksionim. Problemi ishte filamenti, që duke u bërë inkandeshent për kalimin e rrymës elektrike konsumohej shumë shpejt. Pak muaj më vonë, Cruto gjeti zgjidhjen: përdori në brendësi të pocit të qelqtë filamente karboni shumë të pastër, duke siguruar jo vetëm një jetëgjatësi të madhe, por edhe një dritë më të qartë.

Leave a Reply

Back to top button