Bota

“Sfidanti i Clintonit? Putini”

Screen Shot 2016-07-26 at 08.30.39

Rrotullohen nga rrotullohen, e analistët gjithmonë kthehen tek ai: Vladimir Putini. Kështu, zgjedhjet presidenciale nga Amerika, vijnë deri në Moskë. Ose më mirë: Moska shkon deri në Uashington.

Ja si shkruan The Atlantic: “Është zyrtare: Hillary Clinton garon kundër Vladimir Putinit”. Donald Trumpi – sipas gazetës amerikane – do të jetë de facto “një agjent i presidentit rus, një diktatori të rritur në KGB, i cili dëshiron të rindërtojë perandorinë sovjetike”.

Në thelb, Putini dhe Trumpi bien dakord, sipas medias amerikane, me gjërat më të këqia: interesat gjeostrategjike, kritika e demokracisë amerikane, ideja e “forcës që zakonisht lidhet me diktatorët”. Praktikisht, për The Atlantic, Putini dhe Trumpi do të ishin rimishërimi i Adolf Hitlerit dhe Benito Musolinit. Një katastrofë për botën, pra.

Dhe më tej, është profecia e The Atlantic: në rast se Trumpi do të fitonte zgjedhjet, “do të shihnim një valë paqëndrueshmërie globale”. Me një fjalë, më e keqja e më të keqes. Pak a shumë si për Brexit, skenarët janë ndër më të këqinjtë. Një muaj më parë thuhej, në vijim të daljes së Britanisë së Madhe nga Europa, se do të shihnim edhe më keq. Por realiteti ishte tjetër. Nëse ekzaminon ecurinë e bursave në ditët e fundit, sheh se dy indekset që kanë patur mbarëvajtje më të mirë kanë qenë ai i Zyrihut dhe pikërisht ai i Londrës, që ka rikuperuar humbjet. Dhe kjo në fund të qershorit, pak ditë pas referendumit anglez.

Skenari apokaliptik i The Atlantic është ky: “Nëse Trumpi do të zgjidhej president, do të shihnim fundin e rendit ndërkombëtar, që lindi pas Luftës së Dytë Botërore. Do u japë mundësi diktatorëve, pikësëpari aleatit të tij Putin, që të ndjekin interesat e tyre”.

A do të ndodhë vërtetë kështu? /Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button