Horizonti.al

Sharlot Kordej, aktori që ndryshoi rrjedhën e Revolucionit Francez

Seria: Njerëzit pak të njohur nga historia, por që e ndryshuan mënyrën se si jetojmë çdo ditë

Sharlot Kordej, ishte anëtare e një grupimi politik, që kundërshtoi radikalizmin e dhunshëm të Jakobinëve në Francën revolucionare. Jakobinët, besonin se mjetet për të shmangur një luftë civile të gjithanshme në Francë, ishin identifikimi dhe ekzekutimi i atyre që i kundërshtonin, gjë që çoi në të ashtuquajturin “Mbretërim të Terrorit”.

Zhan Pol Mara, ishte një nga liderët më të njohur të Jakobinëve, botues i një gazete që paraqiste pikëpamjet dhe mbështeste veprimet e tyre. Kordej e vrau Mara, duke e goditur me thikë për vdekje, ndërsa ai ishte në vaskë duke u larë. Për këtë akt, ajo u ekzekutua me vdekje në gijotinë. “Mbretërimi i Terrorit” u përshkallëzua më tej pas krimit të saj, meqënëse Jakobinët forcuan përpjekjet për shkatërrimin e kundërshtarëve.

Leave a Reply

Back to top button