Bota

SHBA e minimizon, por bomba e Kim jong Un shkakton frikë: Ja pse

Screen Shot 2016-03-09 at 14.09.02Koreja e Veriut ka arritur të zvogëlojë peshën e mbushjeve bërthamore aq shumë sa mund të transportohen me raketa balistike. Kështu ka deklaruar agjencia e shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut.

Një lajm që natyrisht shqetëson shumë liderë botërore, SHBA në radhë të parë.

Në një takim  të fundit. Kim jong Un ka përgëzuar shkencëtarët e tij për suksesin e programit të zvogëlimit të mbushjeve bërthamore.

Zhvillimi i një projekti të tillë ka bërë që të shtohen sanksionet ndaj Koresë së Veriut, por kjo gjë nuk e ka ndaluar diktatorin.

Në fillim të vitit Koreja e Veriut lajmëroi me bujë se testoi bombën me hidrogjen.

Por ekspertët ndërkombëtarë e vunë në dyshim një gjë të tillë dhe nisën të bënin verifikimet.

Sipas analizave rezultoi se kishte pasur lëkundje nga një bombë që  mund të ketë qenë jo më shumë se 6 kilotonë.

Shumë e vogël për të qenë bombë me hidrogjen.

Ose Koreja e Veriut nuk e ka testuar këtë bombë, ose eksperimenti ka dështuar.

Bomba me hidrogjen do ishte qindra herë më e fuqishme.

Megjithatë edhe versioni i amerikanëve nuk bindi fort, duke parë reagimet e mëvonshme.

SHBA ka dërguar 15 mijë marinsa dhe dy nëndetëse në kufi me Korenë e Veriut.

Ata kanë nisur nëj stërvitje në bashkëpunim me 300 mijë ushtarë koreanojugorë.

Nëse nuk do ekzistonte rreziku i Bombës H nga Veriu, përse SHBA do angazhonte një stërvitje kaq të madhe?

“Departamenti i Mbrojtjes nuk beson se Koreja e Veriut ka zhvilluar Bombën H dhe ka zvogëluar dispozitivin bërthamor”, thuhet në një njoftim të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Fjalë që më shumë se sa sqarojnë, shtojnë dyshimet.

Pentagoni nuk beson, pra nuk ka prova të qarta.

Një deklaratë që lë ende në mister fuqinë bërthamore të Koresë së Veriut./a.l/ Il Giornale

TemA

Leave a Reply

Back to top button