Bota

SHBA: Na ka spiunuar në negociatat për bërthamoren. Izraeli e mohon

Screen Shot 2015-03-24 at 1.53.03 PMSHBA ka akuzuar Izraelin se ka spiunuar negociatat ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit dhe ka përdorur informacionet e siguruar për të bindur Kongresin që të dëmtojë bisedimet, sipas një raporti të botuar sot. The Wall Street Journal citonte zyrtarë të lartë të administratës së SHBA që thoshin se operacioni izraelit i spiunazhit nisi menjëherë pasi SHBA krijoi një kanal të fshehtë komunikimi me Teheranin në vitin 2012, i cili synonte zgjidhjen e konfliktit të vjetër në lidhje me aspiratat bërthamore të Iranit.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të nxjerrë këto informacione është simptoma më e fundit e hendekut që sa vjen e thellohet mes administratës së Obamës dhe qeverisë së Beniamin Netanjahut, në lidhje me bisedimet për Iranin, në të cilat zyrtarët izraelitë dyshojnë se SHBA është gati të bëjë shumë lëshime në dëm të sigurisë së Izraelit. Zyrtarë të inteligjencës thanë se kjo rrjedhje informacioni pasqyron përmasën e zemërimit në Uashington ndaj veprimeve të Netanjahut, dhe mund të shënojë një tjetër goditje të rëndë ndaj marrëdhënies që edhe kështu është në ditët e saj më të këqia.

Mohimi

Shteti izraelit ka mohuar që kanë spiunuar bisedat midis Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor. Një zyrtar i lartë i izraelit tha për BBC se pretendimet e raportuara në Wall Street Journal ishin krejtësisht të rreme. “Shteti i Izraelit nuk do të kryejë spiunazhin kundër të Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të tjerë. Akuzat e rremë janë të destinuara në mënyrë të qartë për të minuar lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”, shtoi zyrtari i lartë. Revista në fjalë tha se Izraeli donte detajet e bisedimeve në mënyrë që të pengojë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Disa javë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netantahu tha në kongresin amerikan se një marrëveshje për armë bërthamore mund ” të hapë rrugën Iranit më shumë në këtë aspekt”. SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina janë duke kërkuar që marrëveshja të arrihet për të zvogëluar programin për armët bërthamore. Fuqitë e mëdha frikësohen nga dëshira e Iranit për të prodhuar bombë atomikë- diçka që Irani e ka mohuar duke këmbëngulur se është në të drejtën e shtetit për përdorim paqësor./Guardian/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button