Bota

SHBA – Vëllai i Presidentit Obama do të votojë për Trumpin

Screen Shot 2016-07-25 at 07.58.34

Vëllai nga babai i Presidentit të SHBA Barack Obama, Malik ka deklaruar se tashmë është një republikan dhe në zgjedhjet e ardhshme për President do të votojë për Donald Trump.

Në një intervistë për NY Post nga Kenia, ai tha se i pëlqente Trump, “pasi ai flet nga zmera”. “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe” është një slogan i madh, u shpreh ai, duke nënvizuar se donte që të përbushej ky mision.

“Tashmë ndihem Republikan” është shprehur gjysmë vëlllai i Obamës.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Trump, i cili në një postim në Twitter konfirmoi atë që tha Malik, por në të njëjtën kohë  u shpreh edhe i hapitur.

“Uou, vëllai i Presidentit Obama, Malik njoftoi se do të votojë për mua. Ndoshta u trajtua keq nga Presidenti, si gjithë të tjerët”. është shprehur Trump në Twitter.

Leave a Reply

Back to top button