Bota

Shefi i CIA-s mbron aftësitë mendore të Trumpit

Edhe shefi i CIA-s, Mike Pompeo, pas Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, ka rendur në mbrojtje të Donald Trumpit, duke mbrojtur aftësitë e tij mendore, pasi janë vënë në diskutim në librin e Michael Wolff.

Trumpi është “tërësisht i aftë” për të qenë një komandant i përgjithshëm, ka thënë Pompeo në një intervistë për Fox News. Kreu i CIA-s i jep Trumpit raportet e përditshme të shërbimeve të fshehtë.

Sipas pikëpamjes së tij, manjati është tërësisht i përfshirë, kupton çështjet më komplekse dhe bën pyetje të vështira. Pyetje si ato mbi gjendjen e tij mendore, ka shtuar, vijnë “nga njerëz që thjesht nuk kanë pranuar faktin që Donald Trump është president i SHBA dhe më vjen keq për ta”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button