Bota

Shekspiri shpjegon votimet. Kur udhëheqja e një vendi bie në duart e një sociopati

Së pari, janë ata që besojnë se gjithçka do të vazhojë normalisht, se premtimet do të mbahen, aleancat do të nderohen dhe institucionet bazë do të respektohen. Rikardi është kaq dukshëm dhe në mënyrë groteske i pakualifikuar për pozicionin më të lartë të pushtetit, saqë ata e injorojnë krejt këtë gjë në mendjet e tyre. Fokusi i tyre është gjithmonë mbi dikë tjetër, deri kur është shumë vonë. Ata nuk e kuptojnë në kohën e duhur, se ajo që dukej e pamundur, në fakt po ndodh. Janë mbështetur të gjithë mbi një strukturë që rezulton papritur e brishtë

screen-shot-2016-10-12-at-15-35-22

Stephen Greenblatt

Në fillimin e viteve 1590, Uilliam Shekspiri u ul dhe shkruajti një dramë që merrej me një problem: Si mundet një vend i madh, të përfundojë duke u qeverisur nga një sociopat? Problemi nuk ishte i Anglisë, ku një grua me inteligjencë dhe energji të jashtëzakonshme, kishte qenë në fron prej më shumë se 30 vitesh, por ai kishte shqetësuar prej një kohë të gjatë njerëzot që mendonin. Përse, bluante në mendje Bibla, mbretëria e Judesë u qeveris nga një seri mbretërish katastrofikë? Si mundej që perandoria më e madhe në botë, pyesnin veten historianët romakë, të bjerë në duart e Kaligulës?

Për veprën e tij, Shekspiri zgjodhi një shembull më pranë shtëpisë: mbretërimin e shkurtër e të palumtur në Anglinë e shekullit 15, të Mbretit Rikardi III. Rikardi, siç e përshkroi atë Shekspiri, kishte një vuajtje të brendshme prej pasigurisë dhe zemërimit, që ishin pasoja të një fëmijërie të mjerë dhe pa dashuri, si dhe një kurriz të shtrembër, që i bënte njerëzit të sprapseshin, sapo e shikonin. I munduar nga neveria për vetveten dhe një vetëdijësim për shëmtinë e tij – ai përngjasohet vazhdimisht me një derr të egër – Rikardi gjeti prehje …

[real3dflipbook id=”1323″]

Leave a Reply

Back to top button