Bota

Shembet qiellgërvishtësi 17-katësh, 30 zjarrfikës të vdekur (FOTO/VIDEO)

Të paktën 30 zjarrfikës kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas shembjes së Pallatit Plasco në Teheran, një prej gratacielave më të vjetra në kryeqytetin iranian. Lajmin e bën të ditur faqja Press Tv, që citon agjencitë shtetërore të vendit.

Grataciale me 17 kate u shemb pas një zjarri brenda saj dhe mendohet që mes rrënojave ka edhe 50 deri 100 persona të tjerë. Të paktën 38 zjarrfikës të plagosur janë dërguar në spital pas shembjes.

Ndërtesat pranë, mes të cilave ambasada e Turqisë dhe e Mbretërisë së Bashkuar, janë evakuuar. Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.

Pallati Piasco që u ndërtua nga sipërmarrësi hebre iranian Habib Elgharian, ishte inauguruar në vitin 1962 dhe në atë kohë ishte më i larti në qytet. Kishte edhe një qendër tregtare./bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=RCqWNJgmBOE

Leave a Reply

Back to top button