Shendeti

SHENDETI / 8 masa për të parandaluar virozat apo gripin

Gripi dhe virozat e shumta janë të shpeshta në temperaturat e ulëta të dimrit, ndaj për secilin është një aspekt shumë i rëndësishëm edhe parandalimi i tyre. Shpesh është e pashmangshme infektimi me viruesin e Hemofilus Influenzae (virusin e gripit), por masat e mëposhtme do të bëjnë të mundur njëfarë mbrojtjeje, sado të vogël.

1- Shmangni kontaktin e ngushtë me personat e sëmurë.

2- Lani rregullisht duart me ujë të ngrohtë dhe me sapun.

3- Përdorni shami kur kolliteni apo teshtini, pasi kështu mbroni të tjerët përreth.

4- Shmangni prekjen me duar të hundës, syve apo gojës.

5- Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të ngrohta.

6- Hani sa më shumë fruta të pasura me vitaminë C, si portokall, manderinë apo banana.

7- Bëni një gjumë të rregullt dhe të qetë.

8- Vaksinimi është mbrojtja më e mirë, për fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik apo të moshuarit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button