Shendeti

SHENDETI / Stomaku yt është vërtetë në gjendje të mirë?

Screen Shot 2015-06-17 at 19.38.12

Një ndjesi e lehtë sikleti. Të duket sikur stomaku është kthyer kokëposhtë: ia atribuojmë zakonisht stresit, ose diçkaje që kemi ngrënë, dhe përgjithësisht preferojmë të mos i kushtojmë rëndësi. Sigurisht nuk është asgjë por mjafton pak për të qenë të sigurtë.

Një në pesë europianë, sipas statistikave të fundit vuajnë nga patologji që lidhen me stomakun ose zorrët. Ajo që ju intereson këtyre organeve themelore është përthithja e ushqimeve. Përsëri, ia vëmë fajin stresit, apo edhe ushqimit, e nuk i kushtojmë rëndësi. Megjithëse në pjesën më të madhe të rasteve, origjina e problemit nuk është asgjë serioze, është mirë t’u kushtojmë vëmendje simptomave.

Nëse vuan shpesh nga këto shqetësime, edhe pse në formë të lehtë, është më mirë të përshtatësh zakone të jetës së përditshme që të shpien në lehtësimin e simptomave, për të mbrojtur stomakun tënd, dhe për ta “mbajtur” gjithmonë shëndetplotë.

SI TË LEHTËSOSH SIKLETIN DHE TË MBROSH STOMAKUN

Kur problemet gastrike janë sporadike dhe nuk vijnë për shkak të një problemi më serioz të shëndetit, që meriton një trajtim specifik, vëmendja ndaj disa detajeve mundet të jetë e mjaftueshme për të “shpëtuar” nga shqetësimet dhe mbrojtur stomakun nga dëmet në të ardhmen.

BËJ JOGA OSE MEDITIM

Është demonstruar që shqetësimet e mostretjes janë më të shpeshta në rastet e stresit dhe të ankthit konstant, dhe për këtë teknikat e shplodhjes si joga ose meditimi munden në raste të caktuara të lehtësojnë simptomat.

KONTROLLO FRYMËMARRJEN

Kushtoji disa minuta në ditë frymëmarrjes së thellë, duke marrë frymë me hundë. Kjo, sipas një studimi të publikuar në revistën Amerikane të Gastroenterologjisë, do të të ndihmojë të luftosh aciditetin. Në këtë mënyrë forco pak nga pak muskulaturën e bazës së stomakut, që për këtë arsye mbyllet më mirë, duke evituar që acidet të ringjiten përgjatë tubit tretës.

KONTROLLO NËSE MUNDESH ILAÇET

Antiinflamatorët mund të jenë shkaku i lehtësimit të dhimbjeve të stomakut nga aciditeti ose nga refluksi. Vëzhgo nëse simptomat janë aty kur merr ilaçe dhe, në këtë rast, evitoi nëse është e mundur. Bëj të njëjtën provë me alkoolin, që provokon të njëjtat simptoma tek disa persona.

PAS NGRËNIES, ASNJË PUSHIM

Shtrirja për të bërë një pushim menjëherë pas ngrënies, mbi të gjitha nëse ushqimi ka qënë i bollshëm, është një nga zakonet që favorizon formimin e gazit dhe tretjen e keqe. Për të evituar të ngrihesh nga pushimi me rëndesë të stomakut, gjëja më e mirë është të presësh të paktën gjysëm ore (më mirë një orë). Më mirë akoma është të shëtisësh nja njëzet minuta para sesa të ulesh të pushosh. Mbaj parasysh, megjithatë, që shëtitja duhet të jetë me intensitet të ulët, për të mos zvogëluar tretjen.

DOBËSOHU DUKE BËRË MË SHUMË USHTRIME

Pesha e madhe favorizon episodet e refluksit, pasi provokon një shtim të presionit abdominal. Të humbasësh ato kile të tepërta përmirëson problematikën, mbi të gjitha nëse është shoqëruar nga ushtrime fizike.

EVITO USHQIMET QË NUK TË MBROJNË

Alkooli, çokollatat e ushqimet yndyrore të konsumuara zakonisht munden në afat të gjatë të përfundojnë duke dobësuar sfinkterin që ndan stomakun nga ezofagu, duke bërë të mos mbyllet mirë; kjo lejon acidet gastrike të kalojnë në ezofag. Edhe ushqimet e bollshme ose pikante favorizojnë një tepricë acidi gjatë tretjes.

SISTEME TË THJESHTA PËR TË EVITUAR ACIDITETIN

Disa pozicione, si kërrusja duke përkulur trungun (në vend që të përthyesh këmbët), lehtësojnë kalimin e përmbajtjes gastrike të esofagut. Edhe të shkosh të flesh menjëherë pas vaktit të darkës mund të përkeqësojë refluksin. Nëse të vjen rregullisht, vendos një jastëk paksa të lartë (10 cm), kështu mund të evitosh që refluksi të të japi bezdi gjatë gjumit. Mbaj parasysh që edhe duhani kontrbuon në humbjen e tonit të sfinkterit gastrik, gjë e cila përkeqëson ndjeshëm rastet e refluksit gastroezofagal. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button