Zodiak

SHENJA E BINJAKËVE: Cilat janë pikat e forta dhe dobësitë e saj?

Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve kanë tendencë të jenë “të dyfishtë”, ashtu siç e tregon edhe simboli. Kjo do të thotë që ata kanë tendencë të jenë të paqëndrueshëm. Kanë një personalitet të vështirë për t’u identifikuar, pikërisht për shkak të faktit që gjithmonë veprojnë me ‘paqëndrueshmëri’. Eshtë një shenjë Ajri e mbizotëruar nga planeti Mërkur. Një planet që sjell dritë dhe hije në respekt të plotë të dyfishtësisë së kësaj shenje.

Karakteristikat e shenjës së Binjakëve

Karakteri i kësaj shenje ka prirje drejt rebelimit dhe intolerancës. Atyre nuk u pëlqejnë kufizimet, por duan të udhëtojnë dhe të komunikojnë. Dhe mbi të gjitha të eksplorojnë për të njohur gjithmonë gjëra të reja. Nuk është e thjeshtë të hysh në një diskutim me shenjën e Binjakëve. Kjo, sepse shpesh janë folës të aftë dhe besojnë që ata pothuaj gjithmonë, kanë një epërsi intelektuale në krahasim me njerëzit që kanë përballë. Eshtë shenja e atyre që urrejnë monotoninë dhe rutinën, dhe gjithmonë duan të bëjnë gjëra të reja. Zor se ndihen rehat nëse bëjnë një punë sedentare.

Binjakët në dashuri

Për ata që kanë një partner apo partnere të shenjës së Binjakëve, nuk është e lehtë t’i mbash në krah për gjithë jetën. Partneri ideal i një të linduri në shenjën e Binjakëve në thelb duhet të jetë një mik simpatik, që mund të falë arratisjet. Për të qenë në gjendje të stimuloni një partner të shenjës së Binjakëve, gjithmonë duhet të jeni në gjendje ta intrigoni. Sepse ata e urrejnë banalitetin dhe klishetë. Shenja me të cilën ai arrin të ndërtojë kuptimin më të mirë është ajo e Luanit, e ndjekur nga Virgjëresha. Ndërsa shkon keq me Demin, për mënyrën e tyre të ndryshme të të jetuarit dhe të kuptuarit të jetës.

Defektet e Binjakëve

Defektet e një personi të lindur nën shenjën e Binjakëve lindin pikërisht nga shqetësimi tipik adoleshentesk. Eshtë ai që i mban ata të rinj në shpirt, por në realitet i bën të largohen nga përgjegjësitë e tyre. Dyfishtësia dhe shkathtësia e tyre shpesh mund të shqetësojnë të tjerët dhe mund të shkaktojnë keqkuptime. Kryesisht humor të keq, shpërqendrime dhe konfrontime verbale. Mënyra e tyre për të shmangur banalitetin shpesh i bën të duken të zgjuar, arrogantë dhe të mbërthyer prej një kompleksi superioritet, pothuaj të lashtë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button